Aktualitet

Goditi efektivët e policisë me “Audi” të blinduar, publikohet fotoja e “gangsterit” të Elbasanit

30-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”.
Featured image of article: Goditi efektivët e policisë me “Audi” të blinduar, publikohet fotoja e “gangsterit” të Elbasanit Suel Çela

ELBASAN- Marjus Lulaj është emri i ndryshuar i Suel Celës, i njohur për incidentin te hyrja e tregut agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017 kur goditi makinën e policisë në qytetin e Elbasanit.

30-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. Çela konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda mjeti “Audi” që goditi policinë ka qenë drejtuar nga Suel Çela.

Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. Armë, fishekë, jelekë anti-plumb, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve.

Shto Koment