Politike

Goditi djalin e Luan Baçit, zëdhënësja e PD-së nxjerr emrin e policit (Video)

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka postuar foton dhe emrin e personit që sipas saj dhunoi djalin e kryedemokratit të Fierit, Luan Baçi.
Featured image of article: Goditi djalin e Luan Baçit, zëdhënësja e PD-së nxjerr emrin e policit (Video) Bruno Baçi dhe autori i supozuar Kreshnik Aliaj

TIRANË– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka postuar foton e personit që sipas saj dhunoi djalin e kryedemokratit të Fierit, Luan Baçi. (Lexo këtu)

Sipas Ina Zhupës është Kreshnik Aliaj operacionali i policisë i veshur civil që dhunoi Bruno Baçin.

“Këta nuk janë policë që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet,”-shkuan Zhupa.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Baçit, djali i tij u qëllua nga një polic i veshur civil. Të dy u shoqëruan u shoqëruan në Komisariat dhe janë nën hetim për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

Dje opozita ka zhvilluar për rreth 4 orë një protestë para Kryeministrisë, e cila më pas do të zhvendosej tek Godina e Kuvendit, ku edhe pati përplasje me policinë. Është dashur përdorimi i autoboteve me ujë dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Shto Koment