
MEKSIKË- Operatori logjistik dhe financiar i klanit të drogës Unión de Tepito, Dionisio Flores Valle, i njohur si “Nicho” është arrestuar ditën e djeshme. Karteli i drogës në Meksikë, Union de Tepito drejtohet nga djali i të arrestuarit të ditës së djeshme, që njihet me pseudonimin”El Lunares”. Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike.
“Si rezultat i kabinetit dhe punës hetimore në terren, u zbulua një pronë në të cilën u gjet një burrë i identifikuar si babai i “El Lunares “, i cili u arrestua në shtetin e Hidalgo,” tha Sekretari i Sigurisë Publike.
Sipas mediave “Nicho” ishte përgjegjësi kryesor për kordinimin dhe organizmin e shitjes së lëndëve narkotike në qendër të qytetit. Ai gjithashtu merrej edhe me mbledhjen e parave të bëra nga droga e shitur, me pagesën e tregëtarve dhe me pagesën e shpërndarësve.
(I.A/dosja.al)