Bota

Goditet Japonia, tajfuni Faxai lë të vdekur 1 person dhe plagos 30 të tjerë në Tokio(Video)

Të paktën 1 i vdekur dhe 30 të plagosur kanë mbetur si shkak i tajfunit të fuqishëm Faxai, në kryeqytetin japonez.
Featured image of article: Goditet Japonia, tajfuni Faxai lë të vdekur 1 person dhe plagos 30 të tjerë në Tokio(Video) Foto ilustruese

JAPONI-  Një tajfun i fuqishëm ka  përfshirë Tokion, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 30 njerëz dhe një i vdekur.

Kryeqyteti japonez është përballur me erëra të forta, të cilat janë vlerësuar të një shpejtësie mbi 200 km/orë, duke dëmtuar qindra banesa si dhe ka shkëputur energjinë elektrike në vend.

Autoritetet përkatëse kanë bërë thirrje për evakuimin e  400,000 banorëve në mënyrë që të mbrohet siguria e jetës së tyre, ndërsa nga ana tjetër edhe përfaqësues të linjave hekurudhore kanë bërë njoftime për anulimin e çdo udhëtimi.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment