Politike

‘Goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë”/ Noka: Policët po dhunojnë edhe gratë, nuk kisha parë një gjë të tillë

Noka ka deklaruar se Policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
Featured image of article: ‘Goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë”/ Noka: Policët po dhunojnë edhe gratë, nuk kisha parë një gjë të tillë Flamur Noka

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar për shembjen e Teatrit Kombëtar se Policia ka dhunuar qytetarët. Ai është shprehur se policia ka dhunuar dhe disa gra.

” Sot nuk kam parë Policinë e Shtetit, kam parë hordhi që zbritën në një mënyrë të frikëshm që zbritën nga makinat, goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë. Kam hequr nga kthetrat dy gra, pastaj u dhënova dhe unë. As nëpër filma nuk kam parë që të marrësh zonja të nderuara dhe t’i qëllosh me shkelma.”, u shpreh Noka. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment