Aktualitet

“Godina do të bëhet pallat”/ Bashkia e Elbasanit reagon pas denoncimit të Berishës: S’do shembet, por do rikonstruktohet, nuk do ketë as biznese apo apartamente

VIDEO
Bashkia e Elbasanit reagon pas denoncimit të Berishës. Nëpërmjet një njoftimi ky institucion hedh poshtë pretendimet dhe thotë se godina është planifikuar të rikonstruktohet dhe jo të shembet.
Featured image of article: “Godina do të bëhet pallat”/ Bashkia e Elbasanit reagon pas denoncimit të Berishës: S’do shembet, por do rikonstruktohet, nuk do ketë as biznese apo apartamente Sali Berisha dhe Bashkia e Elbasanit

ELBASANIT-Ish-kryeministri Sali Berisha, 2 ditë më parë nëpërmjet një postimi në Facebook denoncoi prishjen e ndërtesës së Bashkisë së Elbasanit. Berisha publikoi denoncimin e qytetarit dixhital, ku thuhej se kjo godinë do të shndërrohej në pallat.

Për këtë denoncim ka ardhur menjëherë një reagim nga vetë bashkia e Elbasanit. Ky institucion hedh poshtë pretendimet dhe thotë se godina është planifikuar të rikonstruktohet dhe jo të shembet. Bashkia sqaron se në mënyrë kategorike në godinën e bashkisë nuk është parashikuar të ketë apartamente apo biznese.

Denoncimi tek Berisha: 

Prishin ndertesen e Bashkise se Elbasanit per te mbushur valixhet me para. Trualli i saj jepet per ndertim pallati. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Bashkia Elbasan 1 shtator fillon zhvendosjen. Do shnderrohet ne pallat me PPP nga oligarket si Toka Bebi, qe e kontrollojn gjithcka ne bashki. Madje zoterojn edhe terminalin e autobuzeve ne Elbasan dhe i cojn lek muj per muj kryetarit qe mos tja zhvendosi. Filloi zhvendosja zyrave te bashkis ne Elbasan. Po flen gjum PD ne Elbasan. Si mund te shembet godina e bashkise, monument 100 vjecar. 

Reagimi i Bashkisë Elbasan:

BASHKIA ELBASAN NUK DO TË SHEMBET. BASHKIA ELBASAN NUK DO TË BËHET PALLAT. Në përgjigje të akuzave për shembjen e Bashkisë së Elbasanit, ndjejmë detyrimin për të sqaruar qytetarët. Të dashur qytetarë, godina e Bashkisë, godina e shërbimit ndaj qytetarit, e pritjes dhe e kujdesit ndaj qytetarëve nuk do të shembet. Me keqardhje vërejmë një lumë akuzash dhe shpifjesh të pabaza, por jo vetëm kaq, edhe dashakeqe. Me vendim nr. 14 datë 13.01.2009, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky vendim është miratuar nga nga KRYEMINISTRI dhe KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA. (dokumenti bashkëngjitur.) Me këtë vendim konfirmohet me disa ndryshime Plani Rregullues i qytetit të Elbasanit i miratuar me vendim nr. 01 datë 18.12.2004. Në studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit është parashikuar edhe RIKONSTRUKSIONI i godinës aktuale të bashkisë dhe zgjerimi i saj për shkak të nevojave për më shumë ambiente. (Theksojmë se sot zyrat e bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse të saj janë të shpërndara në disa godina, duke krijuar konfuzion dhe humbje kohe për qytetarët.

Kështu, Qendra Ekonomike dhe e Arsimit ndodhet në lagjen “Aqif Pasha”, Drejtoria e tatim Taksave dhe Drejtoria e Transportit në një godinë private në lagjen “Brigadata 17 Sulmuese”; Drejtoria e Arsimit Parashkollor dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve tek shkolla e muzikës, Agjencia e Shërbimeve Publike lagja “Shën Koll”etj. Nisur nga kjo procedurat për zgjerimin e ambienteve të bashkisë datojnë që në vitin 2004 (dokumenti bashkëngjitur.) Projekti parashikon zgjerimin e sipërfaqes ekzistuese (1400 m2) me 5200 m2 sipërfaqe shtesë. Ndryshime do të pësojë vetëm pjesa perëndimore e godinës së bashkisë e cila merr një formë rrethore. Që në atë kohë (viti 2004) është vlerësuar të ruhet godina e dikurshme e cila daton aty rreth viteve ’60 dhe për shumë kohë ka shërbyer si Banka e Kursimeve(një pjesë e saj).

Vlera historike e këtij objekti mbetet e pazëvendësueshme për qytetin. Projekti i asaj kohe (viti 2009)ka përcaktuar godinën e bashkisë me 7 kate (harta bashkëngjitur) dhe i gjithë objekti do të shërbejë për zyra. Në po këtë zonë me vendim nr. 14 datë 13.01.2009 KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA ka firmosur edhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës me ndërtime objektesh banimi dhe biznes 10 dhe 14 katëshe. Por këto objekte nuk kanë lidhje me godinën e bashkisë e cila as nuk cënohet, as nuk ka të bëjë me to. Në mënyrë kategorike në godinën e bashkisë nuk është parashikuar të ketë apartamente apo biznese. Ky plan rregullues i firmosur nga Z. BERISHA, pa asnjë ndryshim është duke u zbatuar sot. Sa më sipër, gjatë kohës së punimeve, qyterarët do të lajmërohen rregullisht për vendndodhjen provizore të zyrave të bashkisë dhe shërbimi do të ofrohet në çdo kohë pa asnjë ndryshim.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment