Politike

‘Rrihet dhe bëhet peshk…’/ Berisha: Banda e dhëndrit të Qazim Sejdini dhunoi kryebashkiakun e Elbasanit (DENONCIMI)

  • Llatja i përgjigjet Berishës: Eja më tako Ditën e Verës
  • Llatja mori drejtimin e bashkisë pasi u katapultua fillimisht në postin e prefektit të qytetit, ndërkohë që më herët bashkia Elbasan u drejtua për 3 mandate nga Qazim Sejdini.
    Featured image of article: ‘Rrihet dhe bëhet peshk…’/ Berisha: Banda e dhëndrit të Qazim Sejdini dhunoi kryebashkiakun e Elbasanit (DENONCIMI) Gledjan Llatja, kryebashkiak, Qazim Sejdini, ish-kryebashkiaku i Elbasanit dhe Sali Berisha

    ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, që pretendon se është dhunuar kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja. Ngjarja sipas qytetarit ka ndodhur rreth një javë më parë, dhe se sipas tij, dhunuesit janë banda e dhëndrit të ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarit.

    Denoncimi i plotë nga Sali Berisha:

    Rrifet dhe bëhet peshk në dru narkokreu monist i bashkisë të Elbasanit”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital. Pershendetje doktor Berisha po te percjell nje lajme nga Elbasani jone i bukur kryetarin e bashkis Gledjan llatja e ka ber peshke ne dru para nje jave nga vet banda e beshkise sepse nuk eshtë bindur urdhrave te dhendrit te Qazim sejdinit .. te lutem anonim se jane shum te rrezikshem per ne qe jetojme ne Elbasan..te pershendes….

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    Gledjan Llatja është kryebashkiaku i ri i Elbasanit që pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Llatja mori drejtimin e bashkisë pasi u katapultua fillimisht në postin e prefektit të qytetit, ndërkohë që më herët bashkia Elbasan u drejtua për 3 mandate nga Qazim Sejdini.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment