KRYESORET
Aktualitet

Gledis Nano,policëve: Jo arrogantë me qytetarët, por të ashpër me shkelësit e ligjit

13 Janar 2022, 09:35 Nga DOSJA
Gledis Nano,policëve: Jo arrogantë me qytetarët, por të

TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i bëri apel efektivëve të policisë që të mos tregohen arrogantë me qytetarët, por human në zbatimin e detyrës së tyre, ndërsa u kërkoi ashpërsi me ata që shkelin ligjin dhe nuk i binden atij.

Këtë thirrje Nano, e bëri gjatë ceremonisë së mbajtur për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ku mes të tjerash tha se pritshmëritë e qytetarëve janë të larta dhe ndaj ata duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u treguar social me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit e ligjit.

Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano:

I nderuar zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, I nderuar zv.ministër i Brendshëm, Të nderuar përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistoni Policinë e Shtetit, Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Policisë, Të nderuar kolegë dhe të ftuar. 13 janari nuk është thjesht një datë, por në çdo rast ajo krijon një ngjarje të veçantë për ne, si pjesë përbërëse e Policisë, por edhe për mbarë komunitetin në të gjitha qarqet e Shqipërisë. 109 vite më parë, pikërisht më 13 janar të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë). Siç edhe koha e tregoi, kjo forcë u krijua nga njerëz jo vetëm që e donin këtë vend, por edhe besuan se fati i tij ishte dhe do të mbetej në duart dhe në vizionin e bashkëkombasve të tyre. Ata që e përfaqësuan denjësisht ndër vite këtë armë të rëndësishme, ishin njerëz dhe profesionistë me integritet të lartë moral dhe profesional, të cilët shkrinë jetët dhe vitet e tyre me rritjen vit pas viti dhe ekzistencën e Policisë së Shtetit Shqiptar. Kështu u ndërtua dhe vijon historia e armës së Policisë, e cila epokë pas epoke dhe rend pas rendi, ia doli mbanë të përvijojë rolin dhe praninë e saj në konsolidimin e shtetit, rendit, sigurisë dhe virtyteve humane e demokratike. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Policia e sotme nga ajo e dikurshme ka ndryshuar tepër. Ky transformim nuk erdhi rastësisht dhe s’mund t’i përkasë inercisë. Ajo u farkëtua mbi përkushtimin, profesionalizmin, atdhedashurinë dhe sakrificat e disa brezave. Sot kemi një Polici më të arsimuar, më të trajnuar, të mirëpajisur me logjistikë dhe në një moshë më të re, por mbi të gjitha me mentalitet e filozofi në të mirë ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit. Policia e Shtetit në këtë 109-vjetor vjen e motivuar nga besimi i qytetarëve, të cilët besojnë dhe mbështesin Policinë e tyre duke bashkëpunuar mes njëri-tjetrit për të krijuar një ambient social më të sigurt për fëmijët tanë. Policia e Shtetit është në krah të partnerëve, duke dhënë e duke marrë besim të ndërsjellë, e mbi të gjitha e barabartë. Ajo ka realizuar qindra operacione kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Bazuar në këta tregues, Policia e Shtetit aderon në shumë agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare dhe të gjitha këto i ka fituar me shumë mund, përkushtim e vetëdije të plotë për protagonizmin e saj në shoqërinë e sotme. Historia 109-vjeçare e tregon qartë sakrificën e punonjësve të Policisë, pasi gjatë këtij rrugëtimi, Policia e Shtetit shënon edhe numrin më të lartë të të rënëve në krye të detyrës. Në një datë si kjo, kur jo vetëm Policia e Shtetit, por mbarë vendi nderon rolin dhe kontributin e kësaj strukture të rëndësishme që synon e përpiqet të garantojë normalitetin në vijimësinë e jetës dhe veprimtarisë shoqërore, të gjithë përulemi para jetës dhe veprës së atyre që arritën të shmangnin apo të zvogëlonin pasojat e tragjedive në shoqërinë tonë. Është datëlindja e Policisë së Shtetit, momenti i duhur për të shprehur mirënjohjen e pakursyer, para emrave të atyre punonjësve të policisë, që qëndrojnë mbi kohën dhe jetuan fizikisht mbi këtë tokë, të cilët me kalimin e kohës, për ne kolegët dhe pasardhësit e tyre janë shndërruar në një dekalog që përfaqëson forcën dhe qëndresën gati mbinjerëzore në disa nga periudhat më kritike për të ardhmen e vendit tonë. Një thënie e vjetër, gati sa historia e qytetërimit thotë se: “E gjithë jeta e njeriut është një udhë!” E pra, sot do të jenë disa udhë të tilla, që ne po i pagëzojmë me emra martirësh, mbi të cilat do të kalojnë e pikëtakohen gjenerata të ndryshme, gjurmët e të cilave drejtohen gjithmonë e më tepër nga e ardhmja. Pas kësaj ceremonie, jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e   motivim. Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike. I përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre! Të nderuar kolegë, Sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë më së shumti të drejtuara nga ne, duke na qortuar për gabimet dhe duke na motivuar e shtyrë të reflektojmë për të bërë detyrën sa më mirë, që në rrugët e vendit të ketë sa më pak aksidente rrugore, sa më pak krime e sa më shumë siguri në shkolla, kopshte, parqe, lokale, banesa e kudo. Ndaj, le të punojmë me të gjitha mundësitë e kapacitetet tona, të mos e shpërdorojmë këtë besim dhe pa dashur të vrasim shpresën e së ardhmes duke treguar neglizhencë apo arrogancë. Është koha të fitojmë edhe më shumë vetëbesim e të reagojmë plot siguri e maturi që t’ju ofrojmë qyetarëve një shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë e social dhe me kulturë me qytetarët, por dhe të vendosur e të ashpër me shkelësit e ligjit. Vetëm kështu do t’ia dalim që brezat që do të vijnë, të na kujtojnë e respektojnë për vlerat që mundëm të krijonim, kontributin e sakrificat tona për të krijuar një të ardhme të sigurt për veten dhe fëmijët tanë. Ta gëzojmë festën që tanimë e kaloi një shekull të tërë, të nderuar kolegë e qytetarë të vendit tonë! Gëzuar!

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2022, 08:42

Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

Nga Meri LikaDitën e sotme ma nisi keq një lajm në gazetën Monitor, i cili informonte: “Konkurrenca “rrëzon” tarifën minimale të audituesve prej 3 mijë lekë/orë...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?