Bota

Gjysmë i zhveshur me cigare në dorë, shqiptari kërcënon se do hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Greqi

VIDEO
Burri i cili ishte gjysmë i zhveshur është ngjitur në ndërtesën që gjendet në rrugën Lagada.
Featured image of article: Gjysmë i zhveshur me cigare në dorë, shqiptari kërcënon se do hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Greqi Shqiptari kercenon se do hidhet ne Greqi

GREQI– Një shqiptar ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik duke kërcënuar se do të hidhet.

Burri i cili është gjysmë i zhveshur është ngjitur në ndërtesën që gjendet në rrugën Lagada të Greqisë. Mësohet se ai i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

Forca të forta policie kanë mbërritur në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve. Në videon e publikuar nga mediat greke shihet shqiptari që qëndron në majë të pallatit duke konsumuar dhe një cigare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment