Aktualitet

Punimet në kabina, gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita më datë 18 dhe 19 maj

Në një njoftim zyrtar, OST njofton se nesër dhe pasnesër disa zona kryesore në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike.
Featured image of article: Punimet në kabina, gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita më datë 18 dhe 19 maj Foto Ilustruese

TIRANË– Më datë 18 dhe 19 maj zonat më kryesore të kryeqytetit do të mbeten pa drita.

Në një njoftim zyrtar të OST-së shkruhet se ditën e nesërme dhe të pasnesërme do të ketë ndërperje të energjisë elektrike në disa zona të Tianës.

Njoftimi për abonentët në Tiranë

Stakim i datës 18-19 maj

Për shkak të investimit në kabina, në datën 18 maj do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, në këto zona në Tiranë:

 18 maj, ora 09:00-15:00

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zona nga Ura e Limuthit-Vorë (Autostrada Tiranë-Durrës), rruga “Mine Peza”, rruga “Memo Meto”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Sitki Cico”,  rruga “Arkitekt Kasemi”, zona tek Brryli, rruga “Gaqo Tashko”

18 maj, 09:00-16:00

Rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5Maji”, rruga “Riza Cuko”, rruga “Lord Bajron”

19 maj, ora 09:00-15:00

Zona nga Ura e Limuthit-Vorë (Autostrada Tiranë-Durrës)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment