Aktualitet

Gjyqtarja e Shullazit ka në dorë lirimin e Redjan Rrajës, stomatologu del para togave të zeza më 20 nëntor

Rraja do të dalë para gjyqtares Albana Boksi, më 20 nëntor 2019, kur pritet që gjykata e Apelit për Krimet e Rënda të japë vendimin për Rrajën.Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja, kërkon lirimin e klientit të tij me argumentit e mungesës së provave . Avokati e konsideron arrestimin e Rrajës të paligjshëm.
Featured image of article: Gjyqtarja e Shullazit ka në dorë lirimin e Redjan Rrajës, stomatologu del para togave të zeza më 20 nëntor Albana Vokshi, gjyqtare

TIRANË- Mbrojtja e Redjan Rrajës, 34-vjeçarit të akuzuar si njëri nga atentatorët e 1 nëntorit 2019, ku në mbikalimin e Shkozetit, mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, si dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja me mikun e tij, Aleksandër Laho, (Rrumi i Shijakut), kërkon lirimin e të akuzuarit.

Rraja do të dalë para gjyqtares Albana Boksi, më 20 nëntor 2019, kur pritet që gjykata e Apelit për Krimet e Rënda të japë vendimin për Rrajën.Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja, kërkon lirimin e klientit të tij me argumentit e mungesës së provave . Avokati e konsideron arrestimin e Rrajës të paligjshëm.

Gjyqtarja Albana Boksi është njëherazi gjyqtarja që ka në dorë gjykimin në Apel dhe të grupit të Emiljano Shullazit. Jo më larg se një javë më parë, Boksi pati një debat në sallën e gjyqit me një nga të pandehurit e këtij grupi. Endrit Zela, i kërkoi Boksit të largohej nga gjykimi i kësaj çështjeje.

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment