SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
KAVAJË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 shtator 2021 të ndëpresë vetingun për gjyqtarin e Kavajës Luan Lusha, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, për shkak të dorëhqjes së tij nga detyra.
Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Lusha ka filluar më 19 dhjetor 2019. Në vendim pasqyrohen raportet e institucioneve ndihmëse, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI; Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj.
Sipas ILDKPKI, deklarimi i Lushës nuk ka qenë i saktë dhe në përputhje me ligjin; nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; ka kryer fshehje të pasurisë; ka kryer deklarim të rremë; si dhe është gjendur në situatën e konfliktit të interesave.
DSIK nuk ka gjetur probleme për figurën duke konstatuar përshtatshmërinë e Lushës për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që Komisioni nuk pasqyron konkluzionet e KLGJ-së për profesionalizmin.
Më 20 maj 2021 KPK ka përfunduar hetimin administrativ kryesisht dhe i ka dorëzuar subjektit rezultatet. Lusha ka njoftuar se është njohur me rezultatet e hetimit dhe ka kërkuar më shumë kohë për të paraqitur qëndrimin e tij duke pretenduar se ishte përkeqësuar nga gjendja shëndetësore pas kalimit të COVID-19.
Ai ka shpjeguar se mejekët e kishin rekomanduar që të punonte në mënyrë të reduktuar dhe ka dorëzuar në Komision raport mjekësor për paaftësi të përkohshme.
Në vendim thuhet se KPK ka kryer verifikime lidhur me këto pretendime duke pyetur institucionet përkatëse si dhe duke thirrur në cilësinë e dëshmitarit një mjeke të qendrës shëndetësore Kavajë. Mjekja ka konfirmuar se Lusha kishte kryer testin e shpejtë dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Referuar sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, Komisioni konstatoi se edhe pse subjekti ka paraqitur raporte mjekësorë për shkak të gjendjes shëndetësore, si dhe rekomandimit nga mjeku se duhet të punonte me kohë të reduktuar, ai ka vijuar ushtrimin e detyrës si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë në shumë vendimmarrje përgjatë periudhës së raportit mjekësor”, Kontsaton KPK.
Pasi Komisioni ka shtyrë sërish afatin për disa ditë, që sipas subjektit nuk ka qenë i mjaftueshëm – më 14 qershor është vendosur kalimi i çështjes në seancë dëgjimore dhe është ftuar subjekti të njihet me rezultatet dhe të dëgjohet.
Më pas, Komisioni është informuar nga gjyqtari Luan Lusha se ai ka paraqitur pranë KLGJ-së kërkesën për dorëheqje. Në vijim, ai ka kërkuar edhe nëprerjen e procesit të rivlerësimit.
Kur trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa(Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn, është njohur me vendimin e KLGJ-së për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Lushën, si dhe faktin se ky i fundit nuk ka kryer ankim, ka vendosur që të ndëpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Luan Lusha. Gjithashtu është vendosur dalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Marrë nga REPORTER.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një zjarr i qëllimshmë raportohet të ketë përfshirë lagjen “11 janari” në Vlorë. Mësohet se flakët janë aktivizuar prej më shumë se dy orësh dhe se ...
TIRANË– Ambasada Gjermane ka konfirmuar lajmin e publikuar më herët nga mediat gjermane se Shqipëria do të futet ditën e dielë, më 5 shtator në listën e ve...
TIRANË– Behishta Arghand, gzazetarja e parë femër që u shfaq në ekran pas pushtimit të talebanëve dhe intervistoi zëdhënësin e tyre, është strehuar në Shqi...
TIRANË– Aleanca LGBTI i është përgjigjur sërish pastorit Akil Pano, i cili edhe një ditë më parë pasi doli nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskr...
TIRANË- Energjia elektrike do të stakohet për disa orë ditën e nesërme me Tiranë. Me anë të një njoftimi në Facebook, OSHEE bënë me dije se në kuadër të mi...
TIRANË– 2 mijë e 508 viktima, 11 mijë e 288 të sëmurë aktivë dhe 135 mijë e 321 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i ...
TIRANË– Deniona Katro, Zeqir Hoda, Sokol Stojani, Elona Alvora dhe Ludovik Doda janë pesë prokurorët që kanë dorëzuar kandidaturën për në Këshillin e...
DURRËS– Për 45 familjet e pallatit nr.901, në rrugën “Kristo Sotiri” në Durrës, nuk kanë fund “gabimet njerëzore” si nga Instituti i Ndërtimit ash...
GJERMANI– Qeveria gjermane do të klasifikojë ditën e dielë Serbinë dhe Shqipërinë si zona me rrezik të lartë për shkak të pandemisë së Covid-19. Mediat gjermane...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan se të pa vaksinuarit, qofshin këta fëmijë apo gratë shtatzëna, mundësia për tu infektuar me Covi...