Aktualitet

Gjyqtari i Apelit jashtë drejtësisë, KPA konfirmon shkarkimin e Fatos Qatos

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, rrëzoi ankimin e rivlerësimit të Qatos duke lënë në fuqi vednimin e marrë më datë 11 shkurt të këtij viit nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.
Featured image of article: Gjyqtari i Apelit jashtë drejtësisë, KPA konfirmon shkarkimin e Fatos Qatos Fatos Qato

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e Fatos Qatos, duke e lënë kështu gjyqtarin jashtë drejtësisë. 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, rrëzoi ankimin e rivlerësimit të Qatos duke lënë në fuqi vednimin e marrë më datë 11 shkurt të këtij viit nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.

Njoftimi i vendimit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment