Aktualitet

Gjyqtar do të ishte DVORANI! Henri Çili takoi zyrtarin e lartë në një hotel, i kërkoi lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje (DETAJET)

Dosja
Siç edhe shihet nga të dhënat zyrtare, Alikot kanë bërë një rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë në 9 tetor të vitit 2019 dhe relator i çështjes është Ardian Dvorani.
Featured image of article: Gjyqtar do të ishte DVORANI! Henri Çili takoi zyrtarin e lartë në një hotel, i kërkoi lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje (DETAJET) Ardian Dvorani, kreu i KED, Henri Cili, Adil Adili

TIRANE- Dosja.al ka siguruar detaje të reja nga dosja hetimore në ngarkim të botuesit dhe pronarit të Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili. Më herët, ne zbuluam sesi në një hotel të kryeqytetit, botuesi i njohur takoi një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare, me të cilin diskutoi për gjyqin në ngarkim të Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuar për vrasjen e Ibrahim Bashës. Por kush është gjyqtari i kësaj çështjeje?

Siç edhe shihet nga të dhënat zyrtare, Alikot kanë bërë një rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë në 9 tetor të vitit 2019 dhe relator i çështjes është Ardian Dvorani. Dvorani është njëherazi edhe kreu i KED. Prej disa javësh, ai ka hyrë në një luftë të ftohtë me presidentin Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Relatori i ceshtjes se vellezerve Aliko

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Gjyqtar do të ishte DVORANI! Henri Çili takoi zyrtarin e lartë në një hotel, i kërkoi lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje (DETAJET)

  1. Mire Cili Po shoferi pse eshte arrestuar? Edhe ai ka ndikuar e nderhyre per 2 Te burgosurit?!

Shto Koment