Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj ish-efektivit më 29 Prill, kërkesat që do shqyrtohen

Sot është vendosur që seanca e parë do zhvillohet më 29 Prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.
Featured image of article: Gjyqi për vrasjen e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj ish-efektivit më 29 Prill, kërkesat që do shqyrtohen Nevaldo Hadëraj

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese, e cila do të shqyrtojë çështjen e ish-efektivit Nevaldo Hadëraj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Sot është vendosur që seanca e parë do zhvillohet më 29 Prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Në seancën e parë pritet që të vendoset lidhur me kërkesën e Hadërajt që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, ndërsa gjithashtu avokati i tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës së vendosur nga Prokuroria.

Mbrotja ka kërkuar që nga “vrasje me dashje”, ish-efektivi të gjykohet për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, ndërkohë që ish-efektivi ka pranuar autorsinë e ngjarjes.

Vrasja e Klodian Rashës, ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë duke sjellë për një javë rresht me protesta të shumta në shumë qytete të vendit. Tubimet u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se tërheqja e tij ishte morale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit sipas policit, i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m/dosja.al)

(k.m./dosja.al)

Shto Koment