Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë!/ Gjykata e Tiranës nuk i gjen adresën në Belgjikë dëshmitarit Zenel Neza, s’paraqitet as avokati mbrojtës

I pandehuri, Izet Haxhia u dënua me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, por ka fituar të drejtën e rigjykimit. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.
Featured image of article: Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë!/ Gjykata e Tiranës nuk i gjen adresën në Belgjikë dëshmitarit Zenel Neza, s’paraqitet as avokati mbrojtës Izet Haxhia

TIRANË– Ditën e sotme nisi seanca për Izet Haxhinë mirëpo për shkak se prezent nuk ishin dëshmitartë u vendos që të shtyhet për në datën 29 të këtij muaji.

Në sallë mungonte Zenel Neza, dëshmitari i cili kishte dhënë adresën në Belgjikë mirëpo pas verifikimieve ajo nuk rezultoi të ishte e sakta. Madje u raportua se Neza ishte emër i panjohur për autoritetet belge, ç’ka ngre dyshimet se nuk jeton në Belgjikë. Në sallë nuk u paraqit as avokati mbrojtës i Haxhisë.

I pandehuri, Izet Haxhia u dënua me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, por ka fituar të drejtën e rigjykimit. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment