SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
HAGË- Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë në seancën e sotme në Hagë se do të vazhdojë të kundërshtojë ata persona që sipas tij bazohen në të dhënat e Sllobodan Millosheviçit, duke pasur kështu dhe një përplasje me prokurorin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Prokurori e ka pyetur nëse do të pengonte punën e Dhomave të Specializuara dhe Haradinaj ka thënë se këta të fundit duhet të ndryshojë qasjen dhe të merren me të gjitha krimet duke mos vepruar në mënyrë një-etnike.
“Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviçin unë. Në momentin që e shtini zbulimin e të gjitha krimeve, ndryshoni qasje, prandaj janë këto që njerëzit nuk ju duan, kështu po reflektoni ndoshta është e gabueshme, kështu po reflektoni dhe është mirë dikush të thotë si po reflekton, është ndihmë, duhet me qenë falënderues, me sjelljet e juaja kështu po reflektoni. Njeriu që ka dënuar me vdekje njerëz, Vukçeviç nëse guxohet me fol, gjatë luftës, njeriu i parë i Millosheviçit, dyshi njeriu i parë i Millosheviçit, dhe t’i referoheni këtyre, çka mendon që ata mendojnë për shqiptarët, patologjikisht ata e kanë krijuar sendoren me i urrejt shqiptarët, nuk mund të vijë asgjë tjetër, edhe nëse vjen e drejtë besomani nuk do të jetë e besueshme prej popullit tim, 100 vjet na kanë vrarë, pre, grirë”, ka thënë Haradinaj derisa nuk i ka mbajtur lotët.
Nasim Haradinaj ka thënë se OVL-UÇK vazhdimisht kanë kërkuar futjen e një amandamenti në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe se kjo vazhdon të jetë kërkesë e tyre me qëllimin e vetën që gjykata të merret me të gjitha krimet. Ai ka thëën madje se ata nuk duan t;ja dinë fare për Kosovën.
“Ne kemi kërkuar futjen e një amendamenti që parashikonte hetimet për të gjitha krimet e kryera, pavarësisht se kush i ka kryer ato. Këtë po e them. Për të qenë të qartë se ne nuk po kërkonim shfuqizimin apo mbylljen e DhSK-së, ju e keni qitë këtë se e kemi lyp ne shfuqizimin, ne kemi lyp një amandamentim, me e shti me u ndjek kjo çka e thash më lartë, të gjitha krimet. Dhe nëse kjo prokurori e pranon që nuk po do me i ndjek të gjitha krimet, unë po të them edhe njëherë ne nuk po mundemi ta shfuqizojmë se ju jeni shtet paralel. Kosova e ngratë atje veç rri i tregojnë përralla shoqi’shoqit ata deputetë që e kanë çuar gishtin, se ju tash ja jepni fuqinë vetës, ju nuk e pyesni hiç Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se është bë mbështetje të shfuqizimit të gjykatës nëse ajo nuk pranon të merret me të gjitha krimet e luftës në Kosovë, pavarësisht etnisë. Ai ka thënë se do përmirësimin e Dhomava të Specializuara dhe nëse ata nuk duan të përmirësohen atëherë ai nuk do t’i mbështesë më.
“Po do ti me më detyru me dalë kundër të drejtave të popullit tim, prano ti këtë që e ke kështu, që unë po ta pranoj nuk jam me ty nëse ti je monoetnik, nëse ti je selektiv, nëse ti nuk do me i qit kriminelët përpara këtu por do me saju të tjerë në bazë të dëshmisë së kriminelëve që e ke koordinator, unë po them jam kundër teje, dhe këtu jam kundër teje. Dhe nëse vazhdon dhe ma krijon këtë bindje unë e ndërpres dëshminë qoftë edhe me dëmtimin tim person, jam kundër atyre që duan të përlyejnë luftën dhe shtetin tim… Ju po dëshironi që DhSK-ja të rrëzohet ose ta paraqitni të tillë. Ne po dëshirojmë që DhSK-ja të përmirësohet ku ka mundësi, t’i ndjek të gjitha krimet, asgjë tjetër, a po të pengon kjo ty, nëse kjo të pengon po të them edhe njëherë, po du me u rrëzu nëse të pengon kjo me i ndjek të gjitha krimet, du me u rrëzu nuk du me ju pa hiç”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
LAJMI KRYESOR: Vijon sot në Hagë seanca ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
HAGË – Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka folur dhe për arr...
ZVICËR – Zvicra do të përgjysmojë kohën e karantinës në pesë ditë për të ndihmuar në përballimin e një valë infeksionesh koronavirus që kërcënojnë të...
SERBI – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha ditë e sotme gjatë një vizite në qytetin jugperëndimor serb të Priboj se policët lokalë të...
TURQI – Mes shtimit të tensioneve nga mundësia e një pushtimi rus të Ukrainës, analistët thonë se Turqia ka një rol kryesor si zbatuese e një konvente ndë...
KOSOVË- Ministri i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se në Kosovë nuk do të ketë më pen...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë në përgjigje ndaj grumbullimit të trupave nga Rusia në kufi me Ukrainën, tha të mërkurën shef...
MBRETËRI E BASHKUAR – Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka kërkuar falje pasi pranoi se mori pjesë në një festë me pije në kopshtin...
SHBA – Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky k...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 424 raste të reja të të infektuarve me koro...
SHBA – Një nënë e re ka hedhur fëmijën e saj të porsalindur në koshin e plehrave dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ngjarja tronditëse është regjistruar Nju...