DiasporaRajoni

Gjyqi ndaj Pjetër Shalës, prokuroria: Kemi 4 dëshmitarë që mbështesin aktakuzën

Prokurorja e rastit ka bërë të ditur se janë paraqitur katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Shalës me prova materiale.
Featured image of article: Gjyqi ndaj Pjetër Shalës, prokuroria: Kemi 4 dëshmitarë që mbështesin aktakuzën Prokurorja e pjeter shales

HAGË– Seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ka filluar pak minuta më parë.

Prokurorja e rastit ka bërë të ditur se janë paraqitur katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Shalës me prova materiale.

“Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materiale që e mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë tetë të tjerë shtesë”.

“Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb: deklarata të dëshmitarëve, raporte, urdhra dhe materiale të tjera”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Janë 21 dokumente, ku secila deklaratë mund të ketë dokumente të tjera. Përkthimi ka përfunduar për disa prej dokumenteve dhe parashikojmë që do të përfundojnë brenda afatit ligjor 30-ditor. Në lidhje me materialet që kanë të bëjnë me dëshmitarin, do të bëhet gjithçka që është e mundur që të nxjerrim këto materiale shumë shpejt”,- është shprehur ajo.

Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

(d.a/dosja.al)


Lajmi kryesor/ Akuzat për krime lufte/ Komandant “Ujkut” del para Gjykatës Speciale, mbrotja kërkon emrat e viktimave

Shto Koment