Aktualitet

Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, Tufa bën propozimin: Do i falja nëse më kërkonin publikisht falje

  • Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë s’u përballën dot me mua, ju dhimbte b*tha
  • Agron Tufa ka deklaruar se do falte Brahon, Dukën dhe Tarifën dhe Vulajn nëse do i kërkonin publikisht falje.
    Featured image of article: Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, Tufa bën propozimin: Do i falja nëse më kërkonin publikisht falje Agron Tufa dhe Spartak Braho

    Tiranë: Për gjyqin që ka me Spartak Brahon, Brokajn, Tarifën, Dukën dhe Vukajn ka reaguar sërish Agron Tufa.

    Tufa shprehet se ishte i gatshëm t’i falte të gjithë ata që i quan shpifës, nëse do t’i kërkonin të gjithë falje publike në të njëjtën gazetë ku sipas tij ka publikuar degradimin  ndaj tij.

    “Meqenëse faljen ata nuk e kanë pas kurrë në gjak, unë ia lashë në dorë ligjit e drejtësisë ta gjejnë se kush kujt i ka hyrë në hak.  Pas dy javësh seanca tjetër gjyqësore.”, shprehet ai.

    Reagimi: 

    Sot ishte seanca gjyqesore “e pajtimit” me shpifësit dhe fyesit e mi: S. Braho, S. Brokaj, Sh. Vukaj, F. Tarifa, A. Duka dhe gazeta Dita.
    Mua si palë e dëmtuar më takonte të falja dhe, sinqerisht, isha i prirur ta bëj këtë, nëse secili nga pala shpifëse e ofenduese do të më kërkonte falje publike në të njëjtën gazetë ku kishte publikuar denigrimin tim.
    Meqenëse faljen ata nuk e kanë pasë kurrë në gjak, unë ia lashë në dorë ligjit e drejtësisë ta gjejnë se kush kujt i ka hyrë në hak.  Pas dy javësh seanca tjetër gjyqësore.

    Si nisi përplasja?

    Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

    Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

    Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

    J.V/Dosja.al 

     

    Shto Koment