Aktualitet

Gjyqi me “Beccheti-n”, Konfidustria: Të gjenden arsyet dhe shkaktarët që kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor

Sipas Konfindustrisë, fatura financiare që shteti shqiptar duhet që të paguajë është me e lartë se se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtur të ndihmës të marrë së bashku të ofruar nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së Covid 19.
Featured image of article: Gjyqi me “Beccheti-n”, Konfidustria: Të gjenden arsyet dhe shkaktarët që kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor Francesco Bechetti

TIRANË– Konfindustria ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve për përcaktimin e shkaktarëve të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin “Bechetti”.

Sipas Konfindustrisë, fatura financiare që shteti shqiptar duhet që të paguajë është me e lartë se se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtur të ndihmës të marrë së bashku të ofruar nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së Covid 19.

Konfindustria kërkon, që të është e domosdoshme dhe shtetformuese për sot dhe të ardhmen për të përcaktuar në mënyrë të plotë të gjithë qeveritarët dhe agjencitë publike, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor dhe financiar ndërkombëtar të rastit në fjalë,”-thuhet ndër të tjera në reagim. 

Deklarata e plotë e Konfindustrisë:

Konfindustria kërkon ndërmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë dhe të agjencive qeveritare për përcaktimin e shkaktarëve vendorë të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin Beçhetti.

Janë më shumë se 110 milion $ vlera e ndëshkimit financiar të shtetit shqiptar nga gjykatat ndërkombëtare në rastin në fjalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konfindustria vlerëson, se fatura financiare e mësipërme, që shteti shqiptar do të duhet të paguajë, është me e lartë se se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtur të ndihmës të marrë së bashku të ofruar nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së Covid 19.

Gjendja bëhet edhe më e shqetësuese kur vlerëson, se gjendja e financave publike dhe ekonomia vendore, janë në gjendjen më të vështirë të paktën të 20-vjeçarit të fundit dhe me kah të vazhdueshëm rënës në vazhdimësi. Ekonomia parashikohet të ketë rënie prej 6-9% të PPB dhe borxhi publik i plotë real ka tejkaluar nivelin e 100% të PPB.

Gjithashtu, ndëshkimet nga gjykatat ndërkombëtare lidhur me sigurinë ligjore të bizneseve, godasin drejtpërdrejtë dhe në afatgjatë seriozitetin e shtetit shqiptar përballë tregjeve financiare dhe uljen e mëtejshme të konkurrencës së vendit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Konfindustria kërkon, që të është e domosdoshme dhe shtetformuese për sot dhe të ardhmen për të përcaktuar në mënyrë të plotë të gjithë qeveritarët dhe agjencitë publike, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor dhe financiar ndërkombëtar të rastit në fjalë.

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama. Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare, 140 milionë euro. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment