LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gjynah!”/ Kthimi i Shën Sofisë në xhami, Nano: Erdogani synon de-ataturkizimin e Turqisë

21 Korrik 2020, 20:33 Nga DOSJA
“Gjynah!”/ Kthimi i Shën Sofisë në xhami, Nano:

Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Vendimi i gjykatës turke për të anuluar statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, dhe kthimi i saj në një xhami shkaktoi reagime të shumta në komunitetet fetare të krishtere por jo vetëm.

Kjo ngjarje ka qenë tema e monologut të gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” këtë të martë.

Sipas Nanos, ndërtesa më madhështore në histori tashmë e kthyer në xhami është një shenjë se Erdogan kërkon të islamizojë dhe të ndryshojë faqen e Turqisë.

“Siç duket, Erdogani synon de-ataturkizimin e Turqisë, de-ataturkizimin e plotë. Kështu si e ka nisur, nesër, nuk është çudi të anulojë edhe alfabetin latin e të rimarrë atë arab. Ky do ishte hapi i fundit e de-ataturkizimit të Turqisë, të cilin me sa duket e ka si qëllim të jetës së vet. Gjynah!”, shkruan Nano.

Monologu i plotë:

Këtu kaloi pa vëmendje vendimi për ta shndërruar në xhami Shën Sofinë, ashtu siç ishte për pesë shekuj me radhë.

Për një mijë vjet të tjerë përpara se të shndërrohej në xhami kishte qenë kishë. Kisha më e rëndësishme në historinë e Bizantit. Ishte edhe ndërtesa më madhështore në këtë histori.

Gjatë shekullit të fundit, saktësisht prej fillimit të viteve 30 të shekullit të shkuar, Shën Sofia ka shërbyer si muze.

U kthye në xhami nga Mehmet Pushtuesi, të cilën e adhuron Muhamet Sytari. Muhamet Sytari nuk është ndonjë Sulltan tjetër. Është myftiu i Shkodrës.

Mua nuk më del e keqja me këtë myftiun e Shkodrës që e nderoi Sulltan Mehmetin duke e quajtur Sulltan i bekuar.

Është po ai Sulltan që pushtoi të gjithë Ballkanin e të gjitha viset shqiptare. I pushtoi, po të besojmë kronikanin Tursun Beu të asaj kohe, duke derdhur gjakun lumë e duke bërë kufomat kapicë.

E përfytyroni ju kapica shqiptarësh të vdekur njëri mbi tjetrin? Ja, kjo është ajo që ka ndodhur sipas kronikanit të Mehmet pushtuesit e Mehmetit që është heroi i Muhametit të sytarëve.

Kur u pushtua Konstandinopoja, gjëja e parë që u bë ishte shndërrimi Shën Sofisë në një xhami. U hoqën kambanat, altari, amvona, pagëzimorja e ikonostasi. Ndërsa afresket me Krishtin, Shën Mërinë, etërit e kishës, engjëjt etj, u fshehën, u mbuluan.

Dhe u shtua diçka. U shtua brenda minberi e mihrabi (kamarja që tregon drejtimin e qabesë), ndërsa jashtë u shtuan katër minaretë që ka edhe sot dhe kisha u bë xhami.

Unë kam qenë atje, dy herë. Është me të vërtetë një ndërtesë madhështore, edhe pse unë e pashë, nuk e di pse, me sytë e Mark Tëain-it, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XIX pikasi që Shën Sofia ishte “më shumë e pistë sesa madhështore”. Mark Tëain-it nuk i pëlqeu as Stambolli.

I pëlqeu nga larg, duke hyrë me avullore, por me të hyrë brenda, magjia iku. Kështu ka ndodhur edhe me Edmondo De Amicisin. Edhe me shumë të tjerë. Mark Tëain-i në shënimet e veta të udhëtimeve thoshte se në Stamboll mund të gjeje çdo gjë, me përjashtim të moralit e ëhiskey-t.

Moral nuk e di nëse ka sot, pasi shoqërinë turke nuk e njoh mirë, por ëhiskey e alkool nuk ka as sot. Gjen, por nëpër zgëqe. E ka ndaluar Erdogani. Dhe këtë e ka bërë në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë për t’i ndryshuar faqen Turqisë, për ta islamizuar.

Islamizimi po ndodh ngadalë, hap pas hapi, si pa u ndier, më shumë nëpërmjet shembujsh e modelesh. Në Turqi janë shtuar gratë e mbuluara.

Vetë Erdogani është dëgjuar të thotë se “gratë duhet ta dinë se ku e kanë vendin” dhe se “barazia mes gjinive është kundër natyrës”.

Një politikan i lartë turk, i afërt me Erdoganin, është shprehur se gratë nuk duhet të qeshin në publik.

Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. “Gratë nuk duhet të qeshin në publik”, ka thënë.

Sikur ta ishte në dorën time, unë këtë njeri do ta dënoja në mënyrë ekzemplare. Do ta detyroja të lexonte “Poetikën e Aristotelit” apo “Emrin e Trëndafilit” të Umberto Eco-s.

Përpjekjet më të shumta në këtë kuadër i janë kushtuar arsimit dhe me të drejtë. Shkollat janë të rëndësishme. Erdogani ka shtuar në numër e ka forcuar në prestigj shkollat fetare (studentët që përgatiten për imamë nga 60 mijë në vitin 2002 janë një milion sot).

Ai ka futur edukimin fetar në të gjitha shkollat, ka rritur autoritetin e imamëve e ulemave në shoqëri. Janë ndërtuar xhami të reja.

Vetëm pas vitit 2000 janë ndërtuar 17 mijë xhami të reja; 17,001 në fakt, bashkë me këtë të Tiranës. Dhe ja tani e konvertoi Shën Sofinë nga muzeum laik në xhami. U bënë 17,002.

Siç duket, Erdogani synon de-ataturkizimin e Turqisë, de-ataturkizimin e plotë. Kështu si e ka nisur, nesër, nuk është çudi të anulojë edhe alfabetin latin e të rimarrë atë arab. Ky do ishte hapi i fundit e de-ataturkizimit të Turqisë, të cilin me sa duket e ka si qëllim të jetës së vet. Gjynah!.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kthimi shen sofise ne xhami mustafa nano kthimi shen sofise ne xhami mustafa nano

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Korrik 2020, 20:29

TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni