LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Gjylo Hoxha, nëna e Enverit, jepte fajde me napolona floriri, me 12% kamatë

9 Gusht 2019, 16:21 Nga DOSJA

Shpallje-Ankandi, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha

Ç’kishte ndodhur? Gjylo Hoxha ushtronte “profesionin” huadhënëse me kamate “napolona ari metal” në Gjirokastër dhe njëra nga huadhënëset, që dihet, është ajo e 8 dhjetorit 1932 (me kontratë ligjore) gjirokastritit Hazbi Omarit: i jep hua 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) “napolona ari metal” me kamatë vjetore  12 (dymbëdhjet) për qind, por huamarrësi Hazbi Omari ishte jo korrekt në kthimin e huas dhe kamatës, puna shkoi në gjyq dhe e fitoi Gjylo Hoxha; dhe përfundimisht me noterin publik Vangjel Koça,  një nga yjet e publicistikës së viteve ’30, vendimi gjyqësor kalon për zbatim në Zyrën e Përmbarimit Gjirokastër, e cila nxjerr në ankand 46 (dyzet e gjashtë) parcella toke pronë të Hazbi Omarit, me trashëgimi nga Isuf Omari, (babai) nga Gjirokastra. Nxjerrja nëw ankand e 46 parcella toke në interes të kreditores Gjylo Hoxha është një argument domethënës se ato 116 napolona flori ishin një kapital i madh shumë për kohën por edhe për sot.

“Shpallje – Ankandi”, për 46 parcellat tokë bujqësore në katundin Gjergucat të Gjirokastrës, e botuar në Vatrën e 30 gushtit ’36, përfillimi vjen me disa të dhëna për kreditoren Gjulo Hoxha, debitorin Hazbi Omari dhe huadhënien me kamatë: “Duke qënëse debitori original Isuf Omari [babai i Hazbi Omarit]… nuk është kontaktuar në këtë Zyrë dhe të paguante 116 napolona ari metal, bashkë me kamatën e tyre me 12 për qind në vit, që nga data 8-12-1932, … në favor të kreditores Gjylo, bijë e Jonus Çuçit dhe e shoqe e Halil Hoxhës nga Gjirokastra. …

Në bazë të detyrimit në fjalë dhe në mbështetje të rregullores së Kryesisë të Përmbarimit më datë 4-7-1934 mbasi u kryen veprimet e duhura ligjore nxjer dhe shet në ankand 46 pjesë të arave të poshtëshënuara dhe të zotënueme nga debitori Hazbi simbas kopjes së regjistrit kadastral të lëshuara nga Zyra e Hipotekave të Libohovës…” Shpallja e Ankandit, në ¾ e faqes së gazetës, vijon me të dhëna për 46 parcella toke, që dalin për shitje në ankand, si vendndodhja e parcellave, me kë kufizohen ato etj. Dokumenti i shpalljes së ankandit mban autorsinë e përmbaruesit Javer H. Grapshi.

Gjylo Hoxha, pa të ngjashmen e vet me femër shqiptare!

Gjylo, bashkëshorte e Mulla Halit dhe nëna e “princit” EH, në qeverimin e Mbretit Zog I, ushtronte me mjeshtëri huadhënie “monedha flori metali”, me kamatë prej 12 për qind. Gjylo një mesogrua, babaxhane siç shihet e në foto, analfabete, me fëmijëri e bashkëshorte në mjedise familjare ku mbretëronte gjysmëmesjeta me zakone e tradicionalizma të mbrapshta, dhe Gjylo Hoxha bënte ferk për kohën, e dua të besoj se nuk kishte të ngjashmen e vet: kreditore me monedha ari të metalta, ama me kamatë të majme. Pa të ngjashmen e vet jo më në Gjorokastër, por shumë më shumë se atje.

S’vihet në dyshim se Gjylo ishte besimtare e thekur e Zotit, si bijë e familjes Çuçi dhe nuse e familjes së Hoxhatëve, që në breza vetëm hoxhë kishte “prodhuar”, si Hysen Hoxha i shkolluar në universitete të njohur në vendet e Lindjes, por edhe bashkëshorti mulla Halil Hoxha, edhe ky i medresuar, ama huadhënia me kamatë dënohej ashpër nga Kurani, po kështu dhe nga bashkëshorti mulla Halili, por ja që Gjylo i kapërceu këto pengesa. Dhe pyetja: Përse, me këtë punë kundër Kuranit nuk merrej mulla Halili, por atë ia kishte lënë bashkëshortes, Gjylos? Sepse mulla Halili ndjehej i pazoti (i zoti të shiste vetëm letra cigaresh dhe shërbesa fetare), kurse Gjylo ishte e zonja për huadhënie flori me kamatë, në punë me shkallë të lartë vështirësie e sfidash, po Gjylo ishte vërtet e zonja!

Për një grua, “zanati” i huadhënies, aq më tepër huadhënie në monedhë floriri, i çmuar dhe i kërkuar, ishte me vështirësi specifike e sfida: Të njihje mirë huamarrësin, me besim se ai kishte burime pasurore për kthimin e huas bashkë me kamatën; të viheshe në lidhje me hipoteka, noterë e të tjera nuhatje të domosdoshme. Edhe për të bërë verifikime pasurore dhe plotësuar dokumente juridike dhe zonja Gjylo Hoxha ia dilte të fitonte monedha të arta, të fitonte dhe me ata që nuk respektonin kontratën, siç është dhe rasti i shpalljes së ankandit me gjirokastritin Hazbi Omari.

Kreditore me monedha ari, në rastin e dhënë në “Shpallje Ankandi”, jep huadhënie 116 monedha ari metalike dhe logjika elementare le të kuptohet se kreditore Gjylo, që jep aq monedha kredi, por ”loja” kërkon të ruaj në shtëpi edhe më shumë monedha floriri në gjendje, për t’i kredituar me debitorë të tjerë, edhe për të akumuluar kapital. Dhe s’dihet se kur e filloi e deri kur zonja Gjylo e vazhdoi kreditimin me monedha flori metalike!

A thua s’është mekat të shkruash se nëna e Enverit bënte kreditime me monedha të florinjta? një e drejtë qytetare e ligjiore e saj! Paçka se s’dihet nëse si kreditore floriri ishte regjistruar në bashki ose jo, paguan taksën përkatëse apo jo dhe jam disi dyshues nëse Gjylo do të ishte korrekt me ligjin! E i kam dy ngasje që më lehtësojnë të shkruaj këto pak rreshta. Më së pari, si nëna e ish-diktatorit dhe si një zonje e vetçliruar nga prangat gjysmëmesjetare që robëtonin gruan shqiptare, dhe që shfaq aftësi si edhe burrat e zotë për t’u marrë me një “biznes” të vështirë, ama tepër i vlerë. Së dyti, janë edhe disa paralele që mund të hiqen me djaloshin Enver H., që fiton bursë në Liceun Frances të Korçës, apo i papunë (pas prerjes së bursës) në Paris, që siç ka shkruar Nexhmije H. ai “s’ngopte barkun me bukë”, për të ardhur në “konflikti” me të vërtetën: Enver H., liceist në Gjirokastër, fiton bursë (nga Bashkia) në Liceu i Korçës, i listuar në listën e familjeve të varfëra të Gjirokastrës, kur nëna e tij ishte kreditore floriri! Ose Enveri “vuante” për bukën e gojës i papunë në Paris dhe familja s’i ven në ndihmë; apo jetesa në Paris me ndihmën e studentit gjirokastrit Hasan Jero, që do të shpërblehej me “Dekorim” pas koke, sapo erdhi në pushtet EH; Ase me ndihmë bujare nga studenti Said Kryeziu, vëllai i Gani Kryeziu – në shkëmbim[!?] të pjesëmarrjes aktive të EH në lëvizjen e fshehtë sërbe kundër Qeverisë së Ahmet Zogut, siç shihet në dokumenti i Arkivit Britanik [i zbuluar nga historiani Erald Kapri]…

Në librin tim të fundit, “Enver Hoxha, gjysma tjetër e Hënës” (2018) s’kam mundur të kem në të argumentin e Gjylo Hoxhës, si kreditore floriri me kamatë. Por në libër konstatoj se familja e Hoxhatëve ishte e varfër: FamiJla e Halil Hoxhës jetonte me të ardhurat qe fitonte nga shërbimet si hoxhë – larja e xhenazeve, synetllëqet, festime fetare etj.; ndonjë e ardhur e paktë si peshëmatës i prodhimeve bujqësore (e s’ishte i vetmi ai) apo si shpërndarës i lajmërimeve për gjyqet e Bashkisë. Dhe kësi të ardhurash janë të pakta për jetesë dhe jo më me to të vihet një kapital për të filluar “biznesin” me kredidhënie në monedha floriri. Edhe shtëpia ku banonte familja, nga vit 1917 e më pas, ishte nga më e fundit të Gjirokastrës, të paktën imazhin e saj na e ka lënë me diçiturë vetë Enver H.  Albanologë e biografë të huaj vitet fundit në botimet e tyre vijnë me fakte befasuese për familjen e Hoxhatëve, që vështirë të jenë të besueshme, megjithatë meritojnë të vihen në vëmëndje. Për albanologun Bernd Ficher [familja e Enver Hoxhës] ishte “Familje tregëtare dhe pronare tokash” dhe s’është gjetur ndonjë gjurmë tregëtie, ishte pronare e 4 ha. tokë në Dropull, por thuhet se nuk mundi t’i verë në shërbim. Për historianin e njohur Simon Montefiore, autor i mjaft figurave historike, si Stalini etj., “[Enver Hoxha] ishte djali i një tregëtari të kamur veshjesh” dhe për të “kamurin” Halil Hoxha s’është gjetur ndonjë e dhënë burimore si tregëtar apo tregëtar i kamur veshjesh.

Për të ardhur në fund të këtyre shënimeve, mbetet pezull dilema: Cili ishte burimi fillestar i kapitalit me monedha ari të metalta që kreditonte me kamatë Gjylo Hoxha? Apo Gjylo mori rrugën e këtij kreditimi me monedha të pakta për të ardhur në qindra apo së paku në ato 116 që kreditoi me kamatë gjirokastritin Hazbi Omari? Ama një gjë është konstante: Gjylo Hoxha ishte një e zonjë grua që mundi të çlirohej nga mjergull e dëndur fanatizmi mesjetar, përndryshe nga ç’vuajti masa e grave/të rejave shqiptare.

Marrë nga Standart.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha nena e diktatorit jepete fajde enver hoxha nena e diktatorit jepete fajde

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 9 Gusht 2019, 14:18

“PD jepet me qera”, fotoja qe po trazon rrjetin

TIRANË- Teksa gjendja aktuale politike në vend është mjaftë e tensionuar, në rrjetet sociale kanë nisur të tallen me liderin e PD-së. Djegia e mandateve të...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni