Rajoni

Gjykimi për të arrestuarit në Hagë/ Nis sot seanca e tretë ndaj Sali Mustafës

Sakaq, Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk ka pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.
Featured image of article: Gjykimi për të arrestuarit në Hagë/ Nis sot seanca e tretë ndaj Sali Mustafës Sali Mustafa

KOSOVË-Gjykata Speciale ka vendosur që ditën e sotme të mbahet seanca e tretë për ish-udhëheqësin e UÇK-së, Salih Mustafa. Sipas mediave të Kosovës, seanca do të mbahet në orën 15:00.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk ka pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.

Ndërsa, më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu në Hagë ndodhen dhe Hashim Thaçi bashkë më tre ish-udhëheqës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Ndërkohë deri më tani janë mbajtur dy seanca, ku të katërt janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

(k.a/dosja.a)

Shto Koment