Aktualitet

Padia e Besa Shahinit për Këlliçin, Gjykata pushon hetimet pasi ish-ministrja nuk shkon në seancë, kreu i FRPD-së: U rrëzua farsa e radhës e Rilindjes!

VIDEO
Sot, që ishte edhe seanca e tretë gjyqësore ndaj Këlliçit, paditësja, Besa Shahini, nuk është paraqitur në Gjykatë dhe për këtë arsye, Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes.
Featured image of article: Padia e Besa Shahinit për Këlliçin, Gjykata pushon hetimet pasi ish-ministrja nuk shkon në seancë, kreu i FRPD-së: U rrëzua farsa e radhës e Rilindjes! Belind Këlliçi dhe Besa Shahini

TIRANË– Gjykata ka pushuar çështjen ndaj kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili u padit nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në korrik të këtij viti. Lajmin e bëri me dije vetë Këlliçi dhe Partia Demokratike, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare.

Sot, që ishte edhe seanca e tretë gjyqësore ndaj Këlliçit, paditësja, Besa Shahini, nuk është paraqitur në Gjykatë dhe për këtë arsye, Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes.

“Jam sot sërish në Gjykatë, në seancën e tretë gjyqësore, në një proces farsë që Gjykata e rrëzoi, si çdo gjë që bën Rilindja pasi është farsë, në përballjen me ish- ministren e arsimit Besa Shahini, ministren më të dështuar që ka patur ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vitet e fundit. Për seancën e 3-të radhazi refuzoi të vintë dhe të ballafaqohej me fakte dhe prova. Refuzoi në fakt të paraqitej pasi nuk ka asnjë provë e asnjë fakt për akuzën e ngritur ndaj meje në cilësinë e kreut të FRPD për shpifje,”– dëgjohet të thotë Këlliçi në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këlliçi e akuzonte ish-ministren e Arsimit për zgjedhjet në universitete të cilat i cilësoi të paligjshme në kohë pandemie. Pas këtyre deklaratave, Shahini e paditi Këlliçin për shpifje. Pas mosparaqitjes së Shahinit në seancë, Gjykata pushoi çështjen.

(f.m/dosja.al(

Shto Koment