Editorial

Gjykata Speciale publikon raportin e vitit 2019: Kemi gati dhe burgjet (DOKUMENTI)

Gjithashtu, kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.
Featured image of article: Gjykata Speciale publikon raportin e vitit 2019: Kemi gati dhe burgjet (DOKUMENTI) Gjykata Speciale

KOSOVË- Gjykata Speciale ka publikuar një raport në të cilin kanë dhënë detaje të punëve e aktiviteteve që kanë bërë gjatë vitit të kaluar. Në këtë dokument thuhet se në vitin 2019 prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit kanë intervistuar viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar në Kosovë, rajon, Holandë e vende të treta.

Gjithashtu, kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.

“Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raport.

Gjithashtu, thuhet se janë përgatitur edhe rregullat e ndalimit dhe janë caktuar gjithashtu edhe rregullat e trajtimit të personave që do të ndalohen. Raporti, gjithashtu, përfshin edhe një deklaratë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Jack Smith. Smith thotë se Prokuroria Speciale e Hagës është institucion i pavarur dhe se nuk bën kalkulime politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak javë më parë Prokuroria Speciale ngriti akuza kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa luftëtarëve të tjerë të UÇK-së. Thaçi mor në pyetje për disa ditë rresht në Hagë, por ende nuk dihet se si do të shkojë çështja e tij. Po ashtu më herët në Hagë janë marrë në pyetje dhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova, për krime lufte gjatë qëndresës kundër Serbisë.

Raportin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment