Rajoni

Gjykata Speciale fton për intervistim ish-deputetin kosovar Gani Geci: Avokat për veten time jam vetë

Ish-deputeti ka Geci ka njoftuar se është thirrur nga Specialja në Hagë, ndërsa ka sqaruar se nuk i është thënë ende nëse është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar, ndërsa ka shtuar se nuk ka nevojë për avokat duke thënë se është avokat i vetes së tij.
Featured image of article: Gjykata Speciale fton për intervistim ish-deputetin kosovar Gani Geci: Avokat për veten time jam vetë Anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci

KOSOVË– Ditën e sotme ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ky lajm është bërë me dije nga nga vet Geci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se ka marrë një telefonatë që të paraqitet në shtator.

Më tej ai ka sqaruar se nuk i është thënë nëse është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar, ndërsa ka shtuar se nuk ka nevojë për avokat duke thënë se është avokat i vetes së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që në ditët në vijim do të ma sjellin. Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për aq sa mundem dhe di. Dua të theksoj se unë nuk kam nevojë për avokat, avokat për veten time jam vetë. Pasi të kthehen nga Haga, nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të m’i mbulojë shpenzimet, njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj që t’i mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj. Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar.”- ka shkruar Geci.

Kujtojmë se gjatë muajit korrik Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se  100 krime lufte.  Pas kthimit në Kosovë dhe pritjes madhështore nga qytetarët shqiptarë në Morinë, më 18 korrik kreu i shtetit u përul në një fjalim para popullit të tij, duke ju premtuar se nga akuza do të dalë i pastër si loti. Nga Specialja në Hagë është thirrur edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment