Rajoni

Qindra krime në Kukës dhe Cuhan/ Konfirmohen aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, prangosen dhe përfundojnë në paraburgim. Gjykata: Vrasje dhe tortura mbi civilë

  • Aktakuza përmend dhe Limajn, PUBLIKOHEN emrat e ish-ushtarëve të tjerë të UÇK-së
  • Kosova në Hagë/ Presidenti Thaçi jep dorëheqjen, zëvendësohet nga Vjosa Osmani (ZHVILLIMET)
  • Gjykata Speciale përmes një deklarate për mediat shkruan se Hashim Thaci,Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë arrestuar dhe aktualisht gjenden në paraburgim. Sipas deklaratës zyrtare të gjithë akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje e torturë.
    Featured image of article: Qindra krime në Kukës dhe Cuhan/ Konfirmohen aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, prangosen dhe përfundojnë në paraburgim. Gjykata: Vrasje dhe tortura mbi civilë Foto ilustruese
    Përditësuar:

    HOLANDË– Publikohen aktakuzat ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbrëmjen e sotme, gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara konfirmon aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Gjykata Speciale ka bërë me dije se të gjithë janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.  Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

    Midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime,”-shkruhet në aktakuzë.

    Po ashtu janë publikuar edhe emrat e të akuzuarve të tjerë. Bëhet fjalë për ish-luftëtarët: Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci. Të gjithë të sipërpërmendurit sipas Speciales janë përdorur nga “kokat” e prangosura për të kryer krime ndaj civilëve që nuk kishin lidhje me luftën. Megjithatë aktakuza përmend edhe Fatmir Limajn.

    Aktakuza e konfirmuar:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së… Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së. Në kohën e duhur do të jepet informacion për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, para gjykatësit të procedurës paraprake. Paraqitjet e para mbahen në seancë publike dhe mund të përcillen përmes transmetimit në Internet në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.

    (A.B)/Dosja.al

    Një Koment në “Qindra krime në Kukës dhe Cuhan/ Konfirmohen aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, prangosen dhe përfundojnë në paraburgim. Gjykata: Vrasje dhe tortura mbi civilë

    1. Te gjitha akuzat jane kot. Ne i kemi jetuar vitet e luftes se UÇK. Asnje krim ska pasur. Ne Cahan ka hy ushtria serbe dhe kemi bere lufte me tanke me ta. Ne ikje serbet kane minuar Cahanin dhe gjithe bjeshket, i ka minuar me topa. 10 vjet ju deshen Shqiperise qe me fondet e Natos, ta cminoje ate zone. Ne ato mina jane copetuar edhe fahatare te Cahanit por edhe ushtare te UÇK. Lufta e UÇK eshte historike, e lavdishme sepse u clirua Kosova, eshte vete liria.

    Shto Koment