Aktualitet

Gjykata shpall moskompetencën për Zani Çaushin, avokati: Çështja do shkojë në Strasburg

Gjykata ka shpallur moskompetencën në lidhje me çështjen, pasi ai duhej të ankohej fillimisht në Drejtorinë e burgut të Drenovës, ku dhe të kryejë burgun e përjetshëm.
Featured image of article: Gjykata shpall moskompetencën për Zani Çaushin, avokati: Çështja do shkojë në Strasburg Myrteza Çaushi

TIRANË- Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për ish-kreun e bandës së Vlorës, Myrteza Çaushin.

Gjykata ka shpallur moskompetencën në lidhje me çështjen, pasi ai duhej të ankohej fillimisht në Drejtorinë e burgut të Drenovës, ku dhe të kryejë burgun e përjetshëm. Sipas avokatit në rast se Zani Çaushit do t’i kethehej një përgjigje negative nga drejtoria e burgut, ai mund ti drejtohej Gjykatës së Korçës.

Avokati ka thënë me tej se çështja e Myrteza Caushi do shkojë deri në Strasburg, pasi sipas tij të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklarat publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.

“Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale,ne konstatuam që Myrteza Çaushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit, ka vuajtur deri më datën 06.11.2020,20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë i njëjti institucion në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Caushit i kanë humbur 4 vite burgim, sepse kështu e ka llogaritur IEVP. Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Çaushi fillimisht mund të ankohej në drejtori i IEVP Drenovë,më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur t’i vinte përgjisgja negative,mund ti drejtohej gjykatës. Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg,të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara,qoftë deklarat publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij. Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarëve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka patur gabime në vazhdimësi,nëse nk do ishte Zani Caushi vështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje“-  ka thënë avokati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-kreu i bandës se Vlores ka kërkuar nga Gjykata një përllogaritje të viteve që ka vuajtur dënimin në burg, ndërkohë që pretendon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment