LIVE UPDATES
Bota

Gjykata serbe dënon kryebashkiakun Simonoviç që urdhëroi sulmin ndaj një gazetari

25 Shkurt 2021, 10:00 Nga DOSJA
Gjykata serbe dënon kryebashkiakun Simonoviç që urdhëroi

SERBI– Një gjykatë serbe dënoi të martën një ish-kryetar bashkie me katër vjet burg pasi kishte urdhëruar një sulm me zjarr mbi shtëpinë e një gazetari hulumtues.

Në një gjyq që zgjati gati dy vjet, gjykata e shpalli Dragoljub Simonoviç fajtor për urdhërimin e sulmit në dhjetor të vitit 2018 ndaj Milan Jovanovic, një gazetar për faqen e lajmeve Zig Info në internet. Simonoviç, anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, ishte kryebashkiaku i qytetit Grocka, një bashki pranë kryeqytetit të Beogradit, në kohën e sulmit.

“Shpresoj se ky vendim do të jetë tregues për më shumë liri të medias në Serbi,” – u tha Jovanoviç gazetarëve jashtë gjykatës, duke shtuar se ai ishte i kënaqur me vendimin.

Jovanoviç dhe gruaja e tij ishin në shtëpi në kohën e sulmit dhe u desh të hidheshin nga një dritare pasi në banesë u hodh një përzierje Molotovi, sipas raportimeve të bëra në atë kohë. Jovanoviç thotë se ai beson se ishte vënë në shënjestër për shkak të hetimit të rasteve të korrupsionit dhe marrjeve të dyshuara të rryshfeteve të lidhura me kryebashkiakun. Aleksandar Marinkoviç, personi i akuzuar për kryerjen e sulmit, u dënua në mungesë nga gjykata.

Vendimi është një rast i rrallë i drejtësisë për sigurinë e gazetarëve në një rajon ku liritë e shtypit po shuhen. Retorika armiqësore, ndonjëherë nga politikanët, mungesa e pavarësisë në organet rregullatore të medias, sulmet në internet ndaj gazetarëve dhe mekanizmat e dobët për të mbështetur shoqatat e lajmeve janë ndër pengesat e mediave në Ballkan.

Renditja e Serbisë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit është përkeqësuar gjithashtu në katër vitet e fundit, duke rënë me tre vende në vitin 2020, sipas të dhënave të përpiluara nga vëzhguesi i mediave Gazetarët pa Kufij (RSF)

Vendim i rëndësishëm

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të medias mirëpritën vendimin e gjykatës të martën. Dënimi i një organizatori ishte domethënëse në luftën kundër mosndëshkimit në sulmet ndaj shtypit, i tha Zëri i Amerikës Pavol Szalai, kreu i zyrës për Ballkanin në organizatën Gazetarët pa Kufij.

“Sulmi me zjarr kundër shtëpisë së Milan Jovanoviç është një rast simbolik për lirinë e shtypit jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin,”– tha zoti Szalai, duke shtuar se rajoni është “pllakosur nga mosndëshkimi” kur bëhet fjalë për krimet kundër medias.

“Kur Sekretari i Përgjithshëm i RSF-së Christophe Deloire u takua me Presidentin serb në vitin 2019, Aleksandar Vuçiç u angazhua për shërimin e kësaj sëmundjeje. Vendimi i sotëm është fillimi i procesit të atij shërimi; është fillimi i fundit të mosndëshkimit për krimet e kryera kundër gazetarëve në Serbi”,– tha zoti Szalai.

Duke vënë në dukje se gazetari Jovanoviç dhe gruaja e tij mund të ishin vrarë në sulm, përfaqësuesi i RSF-së tha se kjo organizatë do të monitorojë nga afër seancat e apelit, duke shtuar se ishte “e rëndësishme” që vendimi të konfirmohej.

“Evropa është ende e tronditur nga shpallja e pafajësisë vitin e kaluar për organizatorin e pretenduar të vrasjes së Jan Kuciak në Sllovaki. Nëse autorët e sulmit kundër Milan Jovanoviç dënohen përfundimisht, do të jetë një masë e rëndësishme për të mbrojtur sigurinë fizike të gazetarëve” tha zoti Szalai.

Marian Kocner, një biznesmen i fuqishëm në Sllovaki, u lirua vitin e kaluar nga përfshirja në vrasjen e vitit 2018 të gazetarit hulumtues Kuciak. Ai mohoi çdo rol në vrasje. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në Nju Jork gjithashtu e mirëpriti dënimin.

“Vendimi është një sinjal i fortë nga autoritetet serbe se veprimet e dhunës ndaj gazetarëve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,”- tha zonja Gulnoza Said, koordinatore e programit të këtij komiteti për Evropën dhe Azinë Qendrore në një deklaratë për Zërin e Amerikës. “Luftimi i pandëshkueshmërisë për veprime të tilla është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të sulmeve të mëtejshme dhe është veçanërisht i mirëpritur në Serbi ku kërcënimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve nuk janë të panjohura.”

Siguria e gazetarit

Serbia është nën presion për të përmirësuar lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve si pjesë e hapave të saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në raportin e vitit 2020, Komisioni Evropian tha se “rastet e kërcënimeve, frikësimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve janë ende një burim shqetësimi serioz” në Serbi.

Zoti Szalai, nga organizata RSF, tha se vendi duhet të trajtojë disa çështje duke përfshirë sigurimin e drejtësisë në krimet kundër medias dhe dhënien fund të sulmeve verbale dhe kërcënimeve duke përfshirë zyrtarë shtetërorë.

“Përgjegjësit për krimet e kryera kundër gazetarëve duhet të dënohen menjëherë, nëse ata janë zyrtarë shtetërorë apo jo,”-  tha zoti Szalai.

Ai tha që zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë provat e krimit dhe korrupsionit të nxjerra në dritë nga gazetarët.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll
Bota 25 Shkurt 2021, 09:19

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar mas...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni