AktualitetPolitike

Gjykata rrëzon kërkesën e LSI! VENDIMI, emigrantët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare

Përfundimisht emigrantët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër.
Featured image of article: Gjykata rrëzon kërkesën e LSI! VENDIMI, emigrantët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare Foto ilustruese

TIRANË– Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët.

Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve që futen në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedoni e Veriut, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar. LSI bëri kërkesë për ta rishikuar, duke e cilësuar vendimin si politik mirëpo kërkesa e tyre është hedhur poshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kështu, emigrantët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment