Aktualitet

Gjykata do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, seancat për masat e sigurisë do zhvillohen me video- konferenca

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë sot një vendim që detyron gjykatat, civile, penale dhe administrative që të qëndrojnë të mbyllura dhe mos të zhvillojnë seanca gjyqësore.
Featured image of article: Gjykata do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, seancat për masat e sigurisë do zhvillohen me video- konferenca Foto ilustruese

TIRANË- Gjykatat në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në 7 prill. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë sot një vendim që detyron gjykatat, civile, penale dhe administrative që të qëndrojnë të mbyllura dhe mos të zhvillojnë seanca gjyqësore.

Po ashtu janë pezulluar dhe afatet për ngritjen e padive, paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale. Nga ana tjetër mësohet se në raste emergjente masat e sigurisë do të bëhen me video-konferenca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment