LIVE UPDATES
Politike

Gjykata liroi 34 të arrestuarit e 8 janarit, Sefa: U morën fikset e zjarrit

12 Janar 2022, 14:39 Nga DOSJA
Gjykata liroi 34 të arrestuarit e 8 janarit, Sefa: U morën fikset e

TIRANË – Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Indrit Sefa deklaroi para Gjykatës së Tiranës se 11 të arrestuarit për protestën e 8 janarit se nuk kanë qenë brenda godinës së Partisë Demokratike. Në prononcim për mediat, Sefa shtoi se janë dërguar dhe fikëset e zjarrit që u përmendën nga kryetari i PD Lulzim Basha se u përdorën gjatë sulmit të protestuesve mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ishte vendim publik nga ana e Prokurorisë. Janë kontrolluar dhe zyrat e deputetëve, megjithëse kishin autorizim nga parlamenti. Patëm disponibilitet. Prokuroria gjeti se nuk kishte asnjë send të kundraligjshëm. U kontrollua e gjithë selia, nuk u gjet asnjë material të kundraligjshëm. Prokuroria nuk ngriti një pretendim të tillë. Fikëset e zjarrtit janë administruar si provë nga Prokurioria. Është fakt publik, e patë dhe kur bëtë mbikëqyrjen.

Në bazë të raportit policor, këta kanë qenë pjesë e protestës. Shikoni veprën penale dhe funksionin që kanë. Si sekretari Ligjor i PD ju garantoj se këta persona nuk kanë qenë në brendësi të PD.

Të gjithë personat, 11 të ndaluar, jo të arrestuar nga policia që kanë qenë pjesë e mbledhjes, janë paraqitur me pozicionet e tyre. Për çdo person nga ana jonë, kanë funksion përkatës. Personi që ka bërë denoncimin në komisariatin dixhital të japë emrat. Prokuroria në këtë kërkesë nuk ngriti një pretendim të tillë”, deklaroi sekretari ligjori  PD Indrit Sefa.

34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. 28 prej të arrestuarve u dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

 

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, INDRIT SEFA

Prokuroria u tërhoq nga 6 kërkesat që kishte bërë për masat “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore. Pranoi që nuk kishte rrethana, gjatë pohimit gjyqësor dhe pyetjeve që iu bë nga ana jonë.

Gjatë kontrollit që u krye prej 5 orësh në selinë e PD nga grupi hetimor, prokurori e pranoi vetë se nga kontrolli i kryer nuk u gjend asgjë e kundraligjshme që kishte cilësinë e provës. Dhe ky ishte fakt publik edhe nga ana jonë. Ne ishim aty dhe kemi dhënë mundësitë prokurorisë për të kryer kontrollet e nevojshme. Madje, janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve të PD, megjithëse ka nevojë, kërkohet autorizim nga parlamenti, siç e dini edhe ju.

Patëm gjithë disponibilitetin nga ana jonë dhe i lejuam që të bënin kontroll të zyrave të deputetëve. Prokuroria sot pranoi se nuk u gjet asnjë send i kundraligjshëm dhe aq më pak në selinë e PD. Kanë kontrolluar gjithë selinë dhe nuk u gjend asnjë send, në bazë të veprës penale që kanë ngritur.

Pyetje: Çfarë lënde është përdorur brenda selisë së PD?
Indrit Sefa: Nga ana e prokurorisë nuk u ngrit një pretendim i tillë, fare.

Pyetja: Basha ka thënë se kanë qenë zjarrëfikëse?
Indrit Sefa: Po janë marrrë fikëset e zjarrit dhe janë administruar si provë nga ana e Prokurorisë dhe është fakt publik, ato gjenden aty, ishin në tuajt tuaj kur edhe ju bëtë vizitë në seli.

Pyetje: Janë edhe 5 shtetas nga Kosova, a mund të na thoni se kush janë këta?
Indrit Sefa: Atë duhet të pyesni ata persona që i kanë thirrur ose vetë ata. Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës flet fare qartë, në bazë të raportit policor të Policisë së Shtetit, këta persona kanë qenë pjesë e protestës. Normalisht është bërë edhe arrestimi në flagrancë. Shikoni edhe veprën për të cilën ata hetohen, që nuk ka lidhje fare me personat që kanë qenë në PD, që janë anëtarë të PD.

Unë në cilësinë e sekretarit Ligjor, Çështjeve Zgjedhore në PD, ju garantoj që këta persona nuk kanë qenë kurrë brenda PD, aq më tepër atë ditë.

Pyetje: Është një foto që është raportuar në Komisariatin Digjital me disa persona që sipas Prokurorisë, në dosje thuhet se janë persona të veshur me rroba të arrëta, me kapuç dhe kapele të cilët pretendohet se janë me rekorde kriminale dhe  mbajnë sende të paligjshme.  A mund të na thoni, a ishte ndonjë nga këta persona pjesë e listës së të arrestuarve që tashmë janë liruar?
 Indrit Sefa: Të jemi të qartë. 11 personat që kanë qenë të ndaluar dhe jot ë arrestuar nga Policia e Shtetit të cilët kanë qenë pjesë e mbledhjes së organizuar nga PD më datën 8 janar, janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet e tyre në PD dhe funksionin përkatës të cilën kanë. Konkretisht, për çdo person të mbrojtur nga ana jonë ka edhe funksionin përkatës. Nuk e di për kë I referoheni. Personi që ka bërë kallzimin në Komisariatin Digjital është i mirëpritur të përcjellë emrat dhe të ndjekë të gjitha rrugët zyrtare për të vërtetuar pretendimin e tij. Ne nuk jemi këtu për të vërtetuar çdo pretendim të çdokujt në lidhje me pretendimet që kanë.

Pyetje: Është dosja hetimore…
Indrit Sefa: Prokuroria më këtë kërkesë nuk ngriti një pretendim të tillë.

Pyetje: Përse u tërhoq prokuroria ndaj disa të ndaluarve që konsiderohen  të katit të dytë. Për sa kohë ju përfaqësuat iu shmangër njëri-tjetrit, dy masa që ishin veç e veç, po e themi për ekonominë gjuhësore , përse prokuroria për disa klientë që ju përfaqësoni u tërhoq nga vepra.
Indrit Sefa: Prokuroria pranoi që për të 11 të ndaluarit të cilët ne përfaqësuam nuk kishte asnjë prov,madje për dy prej tyre tha që ka raport policor që kanë gjuajtur me ujë. Kjo ishte akuya e vetme e Prokurorisë.

Pyetje: Dhuna e ushtruar në protestën e 8 janarit mund të veshë me përgjegjësi penale zyrtarë të lartë të PD dhe jo më protestues të cilët kanë përfunduar në qeli?
Indrit Sefa: Kjo është pyetje që mund t’ia bëni prokurorisë. Nga ana jonë prokuroria ka pasur të gjithë disponibilitetin e mundshëm për të bërë hetime. Nuk është penguar, është lejuar të bëjë kontroll dhe nga vetë deklarimi që dha sot prokurori në seancën gjyqsore ka deklaruar se nuk u gjend aanjë send I kundraligjshëm, aq më pak sende shërpthyese dhe helmuese. Kjo ishte e qartë.

Pyetje: A është i vërtetë fakti që persona që kanë goditur disa protestues në ballkonin e katit të dytë janë persona të dënuar me vendim gjykate?
Indrit Sefa: Ata persona që kanë ngritur këto pretendime, të shkojnë në prokurori, të bëjnë kallzim, të ndjekin të gjithë rrugën ligjore.

Pyetje: Ka pamje filmike avokat. A mund të na thoni se cili është qëndrimi juaj? Të njëjtat pyetje ia bëmë edhe avokatit tjetër.
Indrit Sefa: Unë po ju them. Qëndrimi I PD është anëtarët dhe drejtuesit e PD ishin në një sulm të egër nga protestues të cilët kërkonin me mjete të dhunshme të hynin në PD. Ky është qëndrimi ynë. Për çdo hall tjetër, është prokuroria e rrethit gjyqsor Tiranë. Mund të ndjekë të gjitha hetimet që ka të nevojshme.

LAJMI KRYESOR: Protesta e 8 Janarit/’Berisha-Basha’! Të ndarë në 2 kampe, lirohen 34 të arrestuarit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori perplasje ne partine demokratike masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni