Politike

Gjykata la të lirë Kajmakun, PD reagon ashpër: Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia

Bardhi shkruan se në 24 orët e fundit është zhvilluar një skenar mafioz nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun.
Featured image of article: Gjykata la të lirë Kajmakun, PD reagon ashpër: Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia Agim Kajmaku, dokumenti dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi gjykata ka vendosur që të lë të lirë Agim Kajmakun. Bardhi shkruan se në 24 orët e fundit është zhvilluar një skenar mafioz nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun.

Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg. “Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë”, shton më tej ai.

POSTIMI I PLOTË

Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës. Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit. Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!

Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë. Gjykata e Apelit të Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili u arrestua një ditë më parë. Prokuroria dhe Gjykata kanë qenë në një mendje dhe Agim Kajmaku nga sot do të jetë në detyrim paraqitje, pavarësisht se prej muajsh i është fshehur drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment