Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Komitetit të Helsinkit, shpall testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun

Vettingu në Policinë e Shtetit do të jetë i pezulluar derisa të bëhet ligji i ri
Featured image of article: Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Komitetit të Helsinkit, shpall testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun Gjykata Kushtetuese

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesësisht kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit si të papajtueshëm për Vettingun në policinë e shtetit.

Në njoftimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, bëhet me dije se testi është vendosur i ligjshëm për kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas këtij vendimi, vettingu në Policinë e Shtetit do të jetë i pezulluar derisa të bëhet ligji i ri. Kushtetuesja ka kërkuar që brenda 6 muajsh të bëhet ligji i ri.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 13.04.2021 dhe 20.04.2021 çështjen me:

Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Objekt: 1. Shfuqizimi i neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Shfuqizimi i nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin e togfjalëshit “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, të parashikuar në nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

– Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të plotësojë nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018, të lartpërmendur, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment