Rajoni

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë, Thaçi: Të formohet sa më parë qeveria e re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë thirrje, që të krijohet sa më parë qeveria e re.
Featured image of article: Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë, Thaçi: Të formohet sa më parë qeveria e re Hashim Thaçi

KOSOVË -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive politike, që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila  dha të drejtë Abdullah Hotit, për formimin e qeverisë së re. Në një deklaratë për mediat, Thaçi u shpreh se ka qenë i kujdesshëm, që çdo veprim i tij, të ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që e kam ndërmarrë që të jem në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vendit Kjo u konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Më e rëndësishmja është se Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve të përfaqësuar janë të gjitha partitë jo vetëm vullneti i një partie”, tha ai.

Më tej presidenti u bëri thirrje institucioneve, që të formojnë sa më parë qeverinë e re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani duhet që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë Qeveri funksionale efektive dhe efikase.U bëjë thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës KushtetuesePra, të zbatojnë dhe respektojnë vendimin. I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik. Edhe mediat dhe Shoqëria civile i ftoj që t’i kontribuojnë këtij tranzicioni, forcimit të demokracisë, forcimit të institucioneve dhe respektimit të kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës. Duhet ta ruajmë rendin kushtetues dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë që po vlerësohet edhe prej qytetarëve por edhe prej të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, përmbylli Thaçi.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re të Kosovës,e  dakordësuar nga të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes që kërkoi zgjedhje por deklaroi se do të respektonte çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment