Aktualitet

Gjykata Kushtetuese gati në shtator, kandidatët do intervistohen me urgjencë në Gusht

Shtatë anëtarët e KED parashikohet që së paku dy javët e para të gushtit do të intervistojnë kandidatët, për në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej do ti pikëzojnë dhe rendisin, në mënyrë që në muajin shtator kur Parlamenti dhe Presidenti të kthehen nga pushimet, të kenë gati mbi tavolinë emrat e më të mirëve që pretendojnë Gjykatën Kushtetuese.
Featured image of article: Gjykata Kushtetuese gati në shtator, kandidatët do intervistohen me urgjencë në Gusht Gjykata kushtetuese

TIRANË- Është koha e duhur për pushime, por jo për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët do të qëndrojnë në detyrë edhe gjatë muajit gusht.

Shtatë anëtarët e KED parashikohet që së paku dy javët e para të gushtit do të intervistojnë kandidatët, për në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej do ti pikëzojnë dhe rendisin, në mënyrë që në muajin shtator kur Parlamenti dhe Presidenti të kthehen nga pushimet, të kenë gati mbi tavolinë emrat e më të mirëve që pretendojnë Gjykatën Kushtetuese.

Por nga 49 kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese dhe për në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë deri më tani kanë mbetur vetëm 14 kandidatë,, prej të cilëve për disa KED do të mblidhet vetëm formalisht, pasi vettingu ka thënë JO.

Në mes jave KED do të vendosë përfundimisht se cilët janë garuesit që plotësojnë kriteret të kandidojnë më tej, për në Gjykatën Kushtetuese dhe kush do të ndalohet duke u përjashtuar nga konkurrimi.

Ky vendim në vetvete është përgjigje e vetingut që kryen KED ndaj pasurive, figurës dhe figurës.

Edhe pse shumica e pretendentëve u tërhoqën para apo gjatë verifikimit në të cilin u përfshinë 45 institucione që nga bankat deri tek sigurimet shoqërore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KED deklaron se deri tani kanë marrë kartonin jeshil për shkak të vettingut 4 kandidatë që i përkasin Sistemit të Drejtësisë ndaj edhe ata lejohen për procedurat e mëtejshme.

Për Arta Vorpsin ,Fiona Papajorgjin, Besnim Mucin dhe Regleta Panajotin, Këshilli vendosi lejimin e mëtejshëm për kandidim.

Të tjerët për të cilët KED do të shprehet këtë javë janë Elsa Toska, Gezim Allaraj, Eris Hysi, Valbona Bala e cila ngeli në vetting, Rexhep Bekteshi, Petrit Kaja, Sinan Tafaj, Zhaklina Peto, Klodian Rado dhe Marsida Xhaferrllari që është e vetmja që ka marrë një vendim as konfirmim dhe as shkarkim nga vettingu.

“Mendoj që pas këtij momenti brenda dhjetë ditëve ne kemi kohë të kryejmë pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve dhe dërgimin e tyre në organet e emërtesës përkatësisht pranë presidentit dhe kuvendit, pas këtij përfundimi presidenti dhe kuvendi do të kenë 30 ditë kohë në dispozicion, për të emëruar gjashtë gjyqtarët e ardhshëm kushtetues”, shprehet Ardian Dvorani.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Shto Koment