Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese cakton seancën për shqyrtimin e padisë së Presidentit Meta

Në njoftimin Gjukatës Kushtetuese, thuhet se data e seancës do të mbahet në orën 10:00, ku pritet që të shqyrtohet padia e Metës për Këshillin Bashkiak, të cilët dhanë vendimin për të shembur Teatrin një vit më parë.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese cakton seancën për shqyrtimin e padisë së Presidentit Meta Shembja e Teatrit Kombetar

TIRANË- Padia e Presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet në datën 3 qershor nga Gjykata Kushtetuese. Në njoftimin Gjykatës Kushtetuese, thuhet se ora e seancës do të mbahet në orën 10:00, ku pritet që të shqyrtohet padia e Metës për Këshillin Bashkiak, të cilët dhanë vendimin për të shembur Teatrin një vit më parë. Shembja e Teatrit nuk u kundërshtura vetëm nga Presidenca, por edhe nga Opozita dhe Shoqëria Civile.   

Njoftimi i policisë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi 03 Qershor, 2021.

Vendimi

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit, të vitit të kaluar. Gjatë shembjes së tij pasi shumë përplasje mes artistëve, aktvistëve, opozitës dhe policisë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment