Aktualitet

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Spartak Brahos, Tufa: Shumë shpejt prova më të rënda, mos t;u rrejnë mendja se jam tërhequr

Në një reagim në Facebook, Tufa shkruan se shumë shpejt do të ketë depozitim të padive të reja që do jenë më të rënda.
Featured image of article: Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Spartak Brahos, Tufa: Shumë shpejt prova më të rënda, mos t;u rrejnë mendja se jam tërhequr Agron Tufa dhe Spartak Braho

TIRANË- Ish-kreu i ISKK, Agron Tufa, tashmë në kërkim të azilit në Zvicër, ka reguar një ditë pasi gjykata rrëzoi padinë e tij nga deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Brahos.

Në një reagim në Facebook, Tufa shkruan se shumë shpejt do të ketë depozitim të padive të reja që do jenë më të rënda. Po ashtu ai shton se të gjithë mos të gënjehen se ai është tërhequr, nga beteja e tij me Spartak Brahon.

“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”, shkruan Agron Tufa në Facebook.

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment