Politike

Gjykata i pushoi çështjen/ Flet Arben Ndoka: Arrestimi im? Skenar i sajuar me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama!

  • Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja për Arben Ndokën
  • Sipas tij, dosja "339" dhe "184" janë një skenar "nga klane të caktuara", emrat e të cilëve ka zgjedhur që të mos i përmendë, ndërsa këmbëngul që qëllimi ka qenë rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. 
    Featured image of article: Gjykata i pushoi çështjen/ Flet Arben Ndoka: Arrestimi im? Skenar i sajuar me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama! Arben Ndoka

    LEZHË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka komentuar vendimin e Gjykatës, e cila pushoi hetimet ndaj tij për tjetërsim pronash. Në një intervistë për Report Tv, Ndoka e cilësoi arrestimin e tij si një skenar të krijuar nga persona që duan të bëhen kryeministër, duke shigjetuar kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas tij, dosja “339” dhe “184” janë një skenar “nga klane të caktuara”, emrat e të cilëve ka zgjedhur që të mos i përmendë, ndërsa këmbëngul që qëllimi ka qenë rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. 

    “Unë jam ndëshkuar pikërisht nga këto klane, të cilët kanë vepruar duke përdorur prokurorë dhe OPGJ , ushtarë të tyre, duke krijuar fraksione paradoksale në sistemin e drejtësisë. Tashmë të gjithë e dinë se kush kanë qenë dirigjentet e dosjes 339 dhe 184, kanë fjetur me iluzionin për t’u bërë kryetarë të mëdhenj apo kryeministra te vendit, pas një pakti të bere me disa pseudo miq te tyre që bëjnë pjesë në politiken e brendshme dhe të jashtme,“-tha ai.

    PRONONCIMI I PLOTË: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ne këtë rast nuk kemi të bëjmë me vendosjen e drejtësisë apo më ndëshkim të atyre që shkelin ligjin, por kemi të bëjmë me zbatimin e një skenari të sajuar nga struktura e klane të caktuara të cilët kanë fjetur me ëndrrën se do të bëhen udhëheqës të mëdhenj dhe me anë të dosjes 339 dhe 184, do të rrëzojnë qeverinë dhe do të zëvendësojnë Edi Ramën. Kjo është arsyeja për të cilën unë kam dy vjet e gjysmë që endem dyerve të gjykatave, dhe për këtë janë në dijeni të gjithë deputetet e Parlamentit dhe çdo njeri që ka njohje në qarqet politike. Unë jam ndëshkuar pikërisht nga këto klane, të cilët kanë vepruar duke përdorur prokurorë dhe OPGJ , ushtarë të tyre, duke krijuar fraksione paradoksale në sistemin e drejtësisë. Merren vendime në zyra dhe klane të caktuara dhe i formalizojnë në zyrën e prokurorisë dhe me forcën që i jep posti i prokurorit, përdorin “shkopin e maliqit” për të vënë nën shërbimin e tyre forcën e ligjit. 1. Gjykata e shkallës së parë del me vendim për me burg ndaj meje dhe familjareve të mi dhe me arrestimin e bujshëm nga forcat e njësisë speciale te repartit RENEA.  2. Gjykata e Apelit për krimet ndërron masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për dy vite me radhë. 3. Gjykata e Lezhës del me vendimin e çështjes. Unë nuk jam arrestuar për ndonjë vepër penale as për 45 milion euro prona siç jam akuzuar. Nuk kam asnjë metër tokë të padeklaruar, por jam arrestuar për të përmbushur skenarin e dirigjuar nga ato që thashë më sipër. Ku u zhduken 45 milion euro prona??? Gjatë gjithë këtij procesi ka pasur trysni nga këto struktura të caktuara që kanë hartuar këtë skenar për të dhënë dënime maksimale ndaj njerëzve të mi, duke mos lejuar atë pjesë pozitive në sistemin e drejtësisë për të bërë drejtësi. Unë konsideroj absurd faktin që këto funksionarë skemaxhinj që kanë ushtruar funksione të larta në dikastere të ndryshme të cilët kanë vënë në dispozicion të interesave të veta personale gjithçka që i jep ligji dhe posti politik. Për të kuptuar më shumë në këtë cështje do të ishte domosdoshmëri që të shikohet kjo dosje nga juriste asnjanjës dhe jo nga gjyqtarë e prokurorë që janë vendosur për të sulmuar njerëzit të cilët i kanë shërbyer kundërshtarëve të tyre brenda dhe jashtë llojit. Tashmë të gjithë e dinë se kush kanë qenë dirigjentet e dosjes 339 dhe 184, kanë fjetur me iluzionin për t’u bërë kryetarë të mëdhenj apo kryeministra te vendit, pas një pakti të bere me disa pseudo miq te tyre që bëjnë pjesë në politiken e brendshme dhe të jashtme.

    Sot Gjykata e Lezhës, vendosi që të pushonte dosjen për tjetërsim provash në Shëngjin, ku akuzohej si i përfshirë edhe Arben Ndoka. Sipas togave të zeza, ndaj ish-deputetit nuk provohej vepra penale.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment