Aktualitet

Gjykata pushon hetimet për Valdrin Pjetrin, prokuroria: Vendimi i autoriteteve italiane e detyroi të mos e deklaronte dënimin

Gjykata pushon pas më shumë se një viti hetimet për çështjen e ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Prokurori Ervin Karanxha argumentoi se duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal Italian dhe jo ai shqiptar. Ligji italian në këtë rast detyronte Pjetrin të mos e deklaronte dënimin.
Featured image of article: Gjykata pushon hetimet për Valdrin Pjetrin, prokuroria: Vendimi i autoriteteve italiane e detyroi të mos e deklaronte dënimin Valdrin Pjetri, ish-kryebashkiak i Shkodres
Përditësuar:

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimin për Valdrin Pjetrin. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk do të gjykohet dhe as do të hetohet për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”. Vendimi është marrë disa ditë më parë, ndërsa është bërë publik në media ditën e sotme. Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar pushimin e hetimit për Pjetrin, pasi sipas organit të akuzës, ai nuk mund të deklaronte dënimin nga drejtësia italiane për shkak të specifikimit në vendimin e gjykatës së Firences.

“Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen ose të bëhej publik”, citohet Prokuroria në kërkesën për pushimin e çështjes.

Sipas prokurorit Ervin Karanxha, duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal Italian dhe jo ai shqiptar. Bazuar në këto arsyetime, prokuroria arrin në përfundimin se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij dhe se për këtë shkak nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit dhe akuzat e Partisë Demokratike

Në gusht të 2019-ës, Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e sapozgjedhur por ende të pabetuar të Shkodrës se ishte i dënuar për trafik droge në Itali, vendim që nuk e kishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin, duke shkelur sipas demokratëve ligjin. Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës duke deklaruar se ishte gati të hetohej, si qytetar dhe jo si kryebashkiak. Tërheqja e tij nga posti i la vendin Voltana Ademit, e cila edhe pse e pazgjedhur, po drejton prej 2 vitesh përtej mandatit Shkodrën.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Shto Koment