Aktualitet

E nxorri në pritë! Gjykata e Tiranës liron nga burgu të dashurën e Hekuran Billës, Adiola Lakrën, 26-vjeçarja kishte lidhje intime me autorin

E reja dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Hekuran Billës, në 11 qershorin e vitit 2020 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, Lakra ishte përdorur si ‘karrem’ për të nxjerrë viktimën në pritë.
Featured image of article: E nxorri në pritë! Gjykata e Tiranës liron nga burgu të dashurën e Hekuran Billës, Adiola Lakrën, 26-vjeçarja kishte lidhje intime me autorin Adiola Lakra

TIRANË–Adiola Lakra, e dashura e Hekuran Billës është lënë e lirë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Togat e zeza zëvendësuan masën ‘arrest në burg’ ndaj saj me atë të ‘detyrimit për paraqitje’.

E reja dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Hekuran Billës, në 11 qershorin e vitit 2020 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, Lakra ishte përdorur si ‘karrem’ për të nxjerrë viktimën në pritë.

Lakra, dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, bashkë me Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa dhe Sebastian Malin, nipin e dy vëllezërve Marku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adjola Lakra do të takonte Hekuran Billën mbrëmjen që u krye atentati, gjë e cila është zbuluar përmes tabulateve telefonike. Vetë Adjola Lakra ka treguar para efektivëve të Policisë njohjen me Billën, por dhe miqësinë që kishte me të arrestuarin tjetër për këtë ngjarje, Sebastian Malin. Mali e kishte paguar që të krijonte miqësi me viktimën, të njihej me të e të krijonte një marrëdhënie, në mënyrë që hapat e mëtejshëm t’i çonin në ‘pjatë të argjendtë’ kokën e biznesmenit, 40-vjeçar.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment