Aktualitet

Gjykata e Posaçme e dënoi me 15 vite burg, Domart Konjari i dërgon letër të hapur ambasadës franceze

  • Gjykata e Posaçme dënon me 15 vite burg Domart Konjarin
  • Sipas Konjarit dhe avokatëve atij po i cënohen të drejtat e se proçesi është i deformuar dhe dënimi është i padrejtë.
    Featured image of article: Gjykata e Posaçme e dënoi me 15 vite burg, Domart Konjari i dërgon letër të hapur ambasadës franceze Domart Konjari

    TIRANE– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Domart Konjarin, të akuzuarin për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”. Ai u dënua në mungesë pasi ndodhet në arrati.

    Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Konjari u ka dërguar letër nga arratia Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së Francës në Tiranë. Ai pretendon se në Shqipëri po i shkelen të drejtat e tij.

    Sipas tij dhe avokatëve të tij, të dënuarit po i cënohen të drejtat e se proçesi është i deformuar dhe dënimi është i padrejtë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja e tij është transferuar nga Franca për në Shqipëri dhe ndër të tjera ai akuzohet edhe për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment