Politike

Gjykata e Durrësit s’i dha mandatin Sakos, reagon Basha: Ka ende shpresë

  • Fitoi zgjedhjet më 30 Qershor, Gjykata e Durrësit nuk konfirmon mandatin e kandidates së PS, Valbona Sakos
  • Basha përshëndet vendimin e gjykatës së Durrësit, duke shkruar se: “Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës,
    Featured image of article: Gjykata e Durrësit s’i dha mandatin Sakos, reagon Basha: Ka ende shpresë Valbona Sako dhe Lulzim Basha

    TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar, pasi gjykata e Durrësit nuk certifikon mandatin e kandidates socialiste, Valbona Sako.

    Në një postim në Facebook, Basha përshëndet vendimin e gjykatës së Durrësit, duke shkruar se: “Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor”.

    Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

    Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkruan Basha në Facebook.

    Gjykatat nuk u japin mandatet, “fituesve” të Durrësit dhe Vorës. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku kanë dërguar kërkesën në gjykatë për certifikimin e mandatit pwr 4 vitet e ardhshme.  Kërkesa u refuzua nga gjykatat përkatëse.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin, ndërsa nga ana e PS-së mbizotëron heshtja.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment