Aktualitet

Gjykata e Apelit drejt kolapsit, 13 mijë dosje janë ende në pritje, mungojnë 18 gjyqtarë

Pjesa më e madhe e të larguarve janë shkarkuar nga vetingu , ndërsa disa gjyqtarë dhanë dorëheqjet në mënyrë që të mos përballen me këtë proces.
Featured image of article: Gjykata e Apelit drejt kolapsit, 13 mijë dosje janë ende në pritje, mungojnë 18 gjyqtarë Gjykata e Apelit Tiranë

TIRANË- Rreth 13 mijë dosje presin për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Tiranës duke çuar këtë institucion drejt kolapsit. Kjo gjykata tashmë ka mbetur më 13 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë. Pjesa më e madhe e të larguarve janë shkarkuar nga vetingu , ndërsa disa gjyqtarë dhanë dorëheqjet në mënyrë që të mos përballen me këtë proces.

Por, zëvendësimi i gjyqtarëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka ndodhur. Kjo situatë përkthehet në vonesë e për qytetarët të cilëve do t’u duhet më tepër kohë të marrin drejtësi. Kjo situatë u krijua pasi puna e Komisionit të Pavarur të Kualfikimi gjatë muajit maj, qershor dhe korrik u fokusua tek gjyqtarët e gjykatave të apelit. Shumica prej tyre nuk mundën të kalojnë filtrat e vetingut. Ndërkohë dy gjyqtarë të njohur të saj Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj dhanë dorëheqje.  

Kjo situatë është paralajmëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e gjyqësorit kërkoi nga Parlamenti që të ndryshohet ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në mënyrë që të behet plotësimi i vendeve vakante.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, kur kanë kaluar 7 muaj nga kjo kërkesë ende nuk është marrë në shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve. Në të njëjtën situatë me dosje të prapambetur është gjykata e lartë me 34 mije dhe Gjykata Administrative e Apelit me rreth 12 mijë.

(Marrë nga Euronews)

Shto Koment