Politike

Gjuzi ndryshon version për mesazhet e Ramës: Nuk kërcënon, por ka qejf të përkëdhelet

Gjuzi nuk mund ti shmangej çështjes më të debatuar së fundmi, denoncimit nga ana e tij se është kërcënuar me mesazhe për shkeljen e kodit të veshjes në Kuvend.
Featured image of article: Gjuzi ndryshon version për mesazhet e Ramës: Nuk kërcënon, por ka qejf të përkëdhelet Kujtim Gjuzi, deputet

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ishte i ftuari i parë në studion e emisionit  “Thumb On” në RTV Ora, i cili nisi transmetimin këtë të dielë.

Gjuzi nuk mund ti shmangej çështjes më të debatuar së fundmi, denoncimit nga ana e tij se është kërcënuar me mesazhe për shkeljen e kodit të veshjes në Kuvend.

Në studion e “Thumb On” ai tha se mesazhet i kanë ardhur nga dy numra të Ramës, duke i bërë edhe publik.

Kujtim Gjuzi: Mund të hapni celularin tim, keni dy numrat e kryeministrit.Dy mesazhe.Ai nuk kërcënon, por ka qejf të përkëdhelet. Thonë pse vajte ti i veshur si kaubojs amerikan brenda parlamentit të Shqipërisë. Unë atë ditë isha me xhakoventë dhe xhinse si kryeministri Bashkim Fino.

I pyetur nëse ai vetë aspiron për tu ulur në karrigen e Kryeministrit, ka këtë përgjigje:

Kujtim Gjuzi: Nuk e dua kryeministrin njëherë.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment