Politike

‘Jeni dashnorët e kryeministrit’, Kujtim Gjuzi i përgjigjet Bledian Kokës: Dashnore e Ramës është Basha

Gazetari Koka akuzoi deputetin e opozitës parlamentare se ata janë dashnorë politikë të Edi Ramës. Ndërsa Gjuzi, tha se dashnore e Ramës është Basha
Featured image of article: ‘Jeni dashnorët e kryeministrit’, Kujtim Gjuzi i përgjigjet Bledian Kokës: Dashnore e Ramës është Basha Kujtim Gjuzi dhe Bledian Koka

TIRANË- Kujtim Gjuzi dhe Bledian Koka janë përfshirë në debat të ashpër në studion e emisionit “360 gradë”. Gazetari Koka akuzoi deputetin e opozitës parlamentare se ata janë dashnorë politikë të Edi Ramës. Ndërsa Gjuzi, tha se dashnore e Ramës është Basha.

Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.

Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju ka disa muaj që jenë partnerë dhe bashkëvotues me zotin Gjiknuri.

Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar reforma në drejtësi. Opozita e vërtetë me cadrën e lirisë detyroi Ramën…

Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë

Koka: Dashnoret e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.

Gjuzi: Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment