Politike

Arta Marku “ndezi” socialistët, këshilla e Kujtim Gjuzit: Më e kujdesshme Prokurore…

  • FOTO-LAJM/ Arta Marku “ndez” socialistët, shkon në Kuvend me ngjyrat e Rilindjes
  • Kujtim Gjuzit është kapur me Arta Markun duke u shprehur se prokurorja duhet të jetë më e kujdesshme me veshjen mavi.

    Tiranë- Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare nuk i ka kursyer akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Markut. Po ai është kapur edhe me veshjen e saj, pasi kjo e fundit ishte veshur në seancën e sotme me ngjyrën mavi.

    “A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë c’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje”- tha ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më tej Gjuzi vijoji me komentet e tij për arrestimin e Bardh Spahisë.  “Ajo vjen këtu dhe ne kemi të arrestuar ish deputetë, unë i bëj pyetjen, por mirë Bedri Spahiu doni të bëni ju? Ju vini nga shtresa e të përndjekurve politikë, si ka mundësi që të tentoni të arrestoni opozitën që zgjodhi të dilte dhe të protestonte në rrugë”- tha Gjuzi, duke i kërkuar përgjigje edhe për përgjimet e publikuara së fundi nga BILD.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment