Politike

Gjuzi i përgjigjet Ramës: Të lutem mos ofendo, kam një gjysh të vrarë. Nuk dua të të hakërrehem

Deputeti opozitar tha se nuk do të hakërrehet, pasi ka parë që kryeministri ka reflektuar në sjelljen e tij.
Featured image of article: Gjuzi i përgjigjet Ramës: Të lutem mos ofendo, kam një gjysh të vrarë. Nuk dua të të hakërrehem Kujtim Gjuzi, deputet

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama. Gjuzi i ka kërkuar Ramës që të mos ta ofendojë, pasi ai ka një gjysh të vrarë në komunizëm.

Deputeti opozitar tha se nuk do të hakërrehet, pasi ka parë që kryeministri ka reflektuar në sjelljen e tij.

“Shkëlqesi Kryeministër, të lutem mos ofendo se unë jam më gjysh të vrarë nga pararëndësit tuaj komunistë. Nuk dua të hakërrehem ty se nuk dua të të hakërrehem, se sot e bëtë mirë e ruajtët pak etikën. Por të lutem ruaj etikën se nuk jemi ne nga ata që bëjnë ultimatume, por jemi 7 parti”, u shpreh Gjuzi.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, iu drejtua deputetit Kujtim Gjuzi duke i thënë se ai nuk kishte vuajtur nga sistemit komunist. Kryeministri tha se Gjuzi kërkon që të bëhet e persekutuarit e Kuvendit e të nxirret me dhunë, ndaj dhe i ndërpret fjalën gjithmonë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment