Politike

Gjuzi ‘u mburret’ deputetëve: Punojmë dhe ne, më dha dorën Presidenti i PE (VIDEO)

Në fjalën e tij, Gjuzi tha se ai nuk rri kot, por punon dhe u ‘mburr’ duke thënë se ka shtrënguar dorën me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli

TIRANË– Deputeti konservator Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit ka folur ashpër kundër kolegëve të tij. Në fjalën e tij, Gjuzi tha se ai nuk rri kot, por punon dhe u ‘mburr’ duke thënë se ka shtrënguar dorën me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Pse do thoni ju që nuk punojmë ne, ne punojmë dhe bëmë që të vinte Presidenti i Parlamentit Evropian dhe të na jepte dorën. Pse more ç’a kujtuat ju se nuk do ma jepte dorën mua Presidenti, ja dha Bushati dhe mua, nuk do ja jepte vetëm Ruçit”, u shpreh Gjuzi.

Më tej në fjalën e tij ai sulmoi dhe Metën, duke i thënë se duhet të jepte dorëheqjen dhe akuzoi për vjedhjen e Thesarit të Shtetit në Krrabë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment