Bota

Gjurmimi-Live/ Ndjekja hap pas hapi, raketës kineze i mbesin edhe 3 orë nga rënia në tokë

Në të gjithë botën pritet rrëzimi i mbeturinave të raketës kineze të cilat janë në rënie të lirë. Rrëyimi i mbeturinave të raketës pritet të ndodhë sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes duke e lënë gjithë botë të përfshihet nga akthi.
Featured image of article: Gjurmimi-Live/ Ndjekja hap pas hapi, raketës kineze i mbesin edhe 3 orë nga rënia në tokë raketa

AZI- Bota prej ditësh është në ankth dhe me sytë nga qielli duke pritur se ku do të bjerë raketa kineze. Mbeturinat e raketës pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme, ose mëngjesin e të dielës.

Ushtria amerikane, po e ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, e cila ka thënë më herët se do të prekë një pjesë të Azisë Qëndrore. Nga ana tjetër Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Ndërkohë, teksa e gjithë bota është me sytë nga qielli, më poshtë do të mund të shikoni videon, që tregon lëvizjet e raketës kineze. Në video tregohet rruga që ka ndjekur raketa nga dita e djeshme, të cilës i kanë ngelur gati 3 orë për t’u rrëzuar në tokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.i/dosja.al)

Shto Koment